Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

MD jep tender 1.5 milion euro për përfaqësimin e AKP’së dhe Kosovës në Arbitrazh

18/04/2025 - 10:25
në Kryesore, Lajme
A A
MD jep tender 1.5 milion euro për përfaqësimin e AKP’së dhe Kosovës në Arbitrazh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Drejtësisë ka dhënë një tender në vlerë 1.5 milion euro, me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, për përfaqësimin e Kosovës dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit në Arbitrazh.

Rastet për të cilat është dhënë ky tender janë ai mes “AgroKosova” dhe Qendra e Mobileve Italiane me AKP’në, si dhe ai i Suhareka Verari&Prorena me Republikën e Kosovës.

Me kontratë është shpërblyer firma ligjore me bazë në Austri “Zeiler Rechtsanwwlte GmbH”. Kompanitë tjera që ishin ftuar për negocim ishin edhe “Foley Hoag LLP”, me bazë në Boston, e cila kishte ofertuar 1.6 milion euro dhe “Squire Patton Boggs”, me bazë në Neë York, oferta e të cilës kishte qenë 2.4 milionë euro.

Si kriter për negocim ka qenë reputacioni i kompanisë në nivel ndërkombëtar, resurset njeësore dhe përvoja në përfaqësime të njëjta apo të ngjashme, efikasiteti në realizimin e shërbimeve dhe përshtatja sipas afateve të përcaktuara nga ana e Arbitrazhit, si dhe racionalizimi i shpenzimit të parasë publike.

“Ofruesi i shërbimeve është një firmë juridike/apo avokat, e regjistruar dhe e licencuar për të ofruar shërbime të përfaqësimit ligjor në Kosovë, një vend të BE-së ose në SHBA; Ka të punësuar të paktën tre ortakë ose avokatë, të cilët kanë përfaqësuar palët në arbitrazhin ndërkombëtar. Ka policë sigurimi, e cila e mbulon përgjegjësinë profesionale. Ka marrë pjesë apo ka udhëhequr ekipe në procedura arbitrazhi që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe ose shumëpalëshe (Arbitrazhi për mosmarrëveshjet e investimeve, mosmarrëveshjet tregtare etj). Ka përfaqësuar në procedura të tilla një interes të një shteti, si palë e paditur apo paditës, në një procedurë arbitrazhi”, theksohet në dosje.

Në dosjen e tenderit, janë specifikuar detyrat e kësaj kompanie në këto raste, ashtu që të realizojë mbrojtjen më të mirë të interesave të AKP’së dhe Kosovës në kuadër të kërkesave për arbitrazh.

Një prej tyre është që kompania duhet mbajë të informuar AKP-në dhe Avokaturën Shtetërore për veprimet në procedurë, të raportojë rregullisht me shkrim për veprimet e ndërmarra një herë në muaj, apo raport të posaçëm nëse një gjë e tillë i kërkohet nga AKP-ja dhe Avokatura Shtetërore.

“Të dorëzojë të gjitha parashtresat, komunikimet dhe çfarëdo dokumenti-provë tjetër që kërkohet apo që shërben për interesa të mbrojtjes përgjatë procedurës së arbitrazhit brenda afateve të caktuara, të marrë pjesë dhe të përfaqësojë në të gjitha seancat e caktuara nga Tribunali, të përgatisë dëshmitarët dhe ekspertët e çështjes si dhe të ndërmarrë çfarëdo veprimi tjetër procedural apo material që ka për qëllim mbrojtjen e suksesshme dhe profesionale”, parashihet po ashtu me këtë kontratë.

Firma ligjore duhet të trajtoj me prioritet në çdo kohë kërkesat specifike të AKP-së dhe AVSH.

“Të sigurohet që personeli i angazhuar në përfaqësimin e të dy rasteve, do t’i kryejë të gjitha aktivitetet përkatëse me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal, në përputhje me etiken profesionale dhe në respektim të rregullave, me qëllim të evitimit të pasojave procedurale dhe financiare për ATK dhe RKS; Të siguroj që të gjitha kapacitetet e nevojshme janë në dispozicion të mbrojtjes së interesave të AKP-së dhe RKS-së në rastin e arbitrazhit të iniciuar nga paditësi”, thuhet tutje në dosje.

Kontrata është dhënë dje, teksa nënshkrimi i saj është planifikuar të bëhet sot./Reporteri

JU REKOMANDOJMË

Lushtaku: Veç një qeveri e drejtuar nga Albin Kurtoviq, bën një përjashtim të tillë ndaj Skenderajt
Lajme

Lushtaku: Skenderaj tregoi se di të qëndrojë i bashkuar dhe i palëkundur për PDK-në

29/12/2025 - 14:01
28 vjet nga protestat studentore, Haradinaj: Historia e shqiptarëve – histori përpjekjesh të pandalura për liri
Kryesore

Haradinaj reagon: Zgjedhjet e zgjidhin ngërçin, por kam frikë se nuk zgjidhen problemet e qytetarëve

29/12/2025 - 13:37
Aleksandër Lumezi propozohet për Zv.Kryeprokuror të Shtetit
Lajme

Aleksandër Lumezi refuzon propozimin për zv/Kryeprokuror të Shtetit

29/12/2025 - 12:58
Vjosa Osmani flet për takimin Kurti – Vuçiq, zbulon se çfarë pret nga kryeministri i Kosovës
Kryesore

Sa vota kishte marrë Kurti me Vjosa Osmanin dhe sa mbrëmë, ja diferenca

29/12/2025 - 12:46
Ambasadori gjerman uron Kosovën për “zgjedhje të qeta dhe demokratike”: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja
Lajme

Ambasadori gjerman uron Kosovën për “zgjedhje të qeta dhe demokratike”: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja

29/12/2025 - 12:45
Albin Kurti falënderon qytetarët pas fitores bindëse: Jeni aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin
Kryesore

Albin Kurti falënderon qytetarët pas fitores bindëse: Jeni aq shumë sa shumicës nuk ua njohim e dimë emrin

29/12/2025 - 12:37

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    146 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 37
  • Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Vjen reagimi i parë nga Nisma pas rezultatit të djeshëm: Ky nuk është fundi i rrugës

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “E di që ka dhimbje sot”, Doarsa Kica Xhelili reagon për rezultatin “fatal” të LDK-së

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë