Me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit është caktuar për në orën 19:00.
Sot gjatë ditës grupet parlamentare të partive mbajtën mbledhje lidhur me çështjen e Presidentit derisa po afrohen orët e fundit për të finalizuar këtë proces.
Lëvizja Vetëvendosje, partia më e madhe parlamentare, ende nuk ka propozuar zyrtarisht një emër për këtë post, ndërsa zyrtarët e kësaj partie sot gjatë gjithë ditës i janë shmangur pyetjeve të gazetarëve.
Po ashtu, edhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se partia e tij s’ka një kandidat për President pa një marrëveshje paraprake.
Ndërkaq, bisedimet e kryeministrit Albin Kurti me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dje përfunduan pa një marrëveshje.
Nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues vendi shkon në zgjedhje./Express/














