Skuadra e Inter Miamit ka shënuar fitore 3:1 në finalen e play-offit të MLS-ës ndaj Vancouverit.
Qysh në minutën e 8’të, Inter Miami bëri të ditur se janë aty për të fituar, pasi Ocampo shënoi autogol.
Në pjesën e dytë, Vancouveri barazoi shifrat në 1:1 me anë të Ahmedit.
Por, Messi dhe De Paul treguan klasin e tyre duke çuar skuadrën në avantazh 2:1.
Në minutat e fundit, Inter Miami shënoi edhe një gol tjetër dhe ishte Allende që realizoi për 3:1.
Kjo është hera e parë në histori që Inter Miami fiton titullin e MLS-ës..














