Gjatë ditës së djeshme është mbajtur shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën Themelore të Prishtinës ndaj të pandehurve Behar Halili, Shpëtim Tahiri dhe Mentor Beqiri, të akuzuar për tentim vrasje të rëndë ndaj kryeinspektorit të Inspektoratit të Punës në Mitrovicë, Nexhat Fazliu.
Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur më 29 prill 2020, në fshatin Godanc të Gllogocit, ku të pandehurit në bashkëkryerje dhe të shtyrë nga Mentor Beqiri, e kishin ndaluar veturën e zyrtarit dhe e kishin sulmuar brutalisht me mjete të forta, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe dëme materiale në veturën zyrtare.
Në seancë, i dëmtuari Nexhat Fazliu ka dëshmuar para trupit gjykues, duke përshkruar momentet dramatike të sulmit dhe pasojat që ka pësuar.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim:
Mentor Beqiri është përballur me akuza të ndryshme, duke përfshirë kontrabandën e naftës dhe nxitje për sulm të rëndë.
Ai dyshohet të ketë qenë i përfshirë në incidentin e datës 9 mars 2022, kur policia u detyrua të përdorte armë ndaj një automjeti që nuk ndalej, ndërsa një tjetër ngjarje e rëndësishme lidhet me qytetin e Graçanicës, ku ndodhi një gjuajtje me armë mes grupit të Ismet Osmanit (Curri) dhe Beqirit
Në këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi paraburgim prej 30 ditësh për djalin e Osmanit dhe për Beqirin.
			
			











