Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati më në fund zbuloi portretin e njeriut që ia ka marrë zemrën.
Ajo ka postuar fotografi në llogarinë e saj në Instagram, krah të dashurit, emrin e të cilit nuk e ka bërë publik.
Në imazhet që shihni më poshtë, çifti duket i lumtur krah njëri-tjetrit, me ndjekës që e kanë uruar me fjalët më të mira, njofton Klankosova.tv.
Ndryshe, Ronela ka qenë mjaft aktive me koncerte gjatë sezonit veror dhe projekte të cilat janë dëgjuar kudo ku ka shqiptarë.