Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Me votat e VV’së, gruaja e Liburn Aliut dhe nipi i Besnik Bislimit emërohen në Bordin e Drejtorëve të KOSTT

05/12/2024 - 12:38
në Kryesore, Lajme
A A
VV thotë se e ka shumicën në Kuvend, shoqëria civile thotë që jo
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës ka emëruar Lumnije Zekën, bashkëshorten e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Gëzim Tosunin, nipin e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, si anëtarë të Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it. Mandati i tyre është 4-vjeçar.

Si anëtare e Bordit të KOSTT është emëruar edhe Rejhane Zylfiaj, e cila nga Paneli Përzgjedhës kishte qenë më e poentuara.

Tosuni mori 58 vota, e Zeka 55. Meqë Tosuni kishte më së shumti vota, ai u zgjodh edhe Kryesues i Bordit të Drejtorëve.

“Pra drejtorë të Bordit të KOSTT zgjedhen Rejhane Zylfiaj, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka”, tha Kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Opozita nuk ishte në sallë kur u votuan propozimet.

Nga Paneli Përzgjedhës, Lumnije Zeka ishte renditur e pesta me 33 poena e Gëzim Tosuni është i dyti në listë me 43 poena.

Deputeti Pal Lekaj e kishte konfirmuar për Gazetën Express se kandidatja Lumnije Zeka, është bashkëshortja e Ministrit Liburn Aliu, dhe se edhe Gëzim Tosuni është familjari i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Se bëhet fjalë për nipin e Bislimit, e ka konfirmuar edhe deputeti Ferat Shala.

Pjesë e Panelit Përzgjedhës kanë qenë Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, bashkë me katër deputetë të tjerë të VV’së, Gramos Agusholli, Jeta Statovci, Armend Muja dhe Driton Hyseni, si dhe deputetët Ferat Shala, Pal Lekaj, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe Fidan Jillta./Express

JU REKOMANDOJMË

Supremja rrëzon Përparim Ramën: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”
Lajme

Supremja rrëzon Përparim Ramën: Faturat për mbeturina duhet të paguhen te “Pastrimi”

04/06/2025 - 19:10
Burri në krye të “Hidrodrinit”, gruaja i punësohet me pozitë të rëndësishme në AKP – vazhdon mbushja e institucioneve me njerëz të VV-së
Lajme

Burri në krye të “Hidrodrinit”, gruaja i punësohet me pozitë të rëndësishme në AKP – vazhdon mbushja e institucioneve me njerëz të VV-së

04/06/2025 - 19:03
I kapuri nga aksioni i djeshëm i Prokurorisë Speciale, Shemsi Bahtiri shihet i afërt më Albin Kurtin
Kryesore

I kapuri nga aksioni i djeshëm i Prokurorisë Speciale, Shemsi Bahtiri shihet i afërt më Albin Kurtin

04/06/2025 - 18:53
Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët
Kryesore

Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët

04/06/2025 - 18:31
Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
Lajme

Kush janë të arrestuarit për drogë që sot dolën para Gjykatës dhe çka thotë dosja për ta?

04/06/2025 - 18:12
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Kryesore

Cakolli: Ideja që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen në të njëjtën ditë është e papërgjegjshme

04/06/2025 - 17:51

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1170 Shpërndaje
    Shpërndaje 468 Tweet 293
  • “Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Kush u arrestua në Pejë gjatë operacionit “Qielli i Thyer” – ndër të ndaluarit edhe pronari i një kompanie derivatesh

    128 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Inspektorati mbylli klinikën “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së, objekti i ndërtuar nga “Ari Company” nuk plotësonte kushtet sanitare (Dokument)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë