Muhamet Mjeshtri ka lindur në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por prindërit e tij janë nga Dibra – babai nga Dibra e Madhe e nëna nga Dibra e Vogël. Edhe pse ka jetuar gjithë jetën në Amerikë, Muhameti ka mbajtur gjallë gjuhën shqipe, e edhe dialektin e Dibrës.
Një intervistë shqipe ai ka marrë gjysmë milioni shikime në Tik Tok, dhe qindra komente përkrahëse nga shqiptarët kudo në botë.
Mjeshtri ka thënë se me zemër e mentalitet është ende në vendin e të parëve, dhe që gjuhën shqipe do t’ua mësojë edhe fëmijëve të tij. Për më shumë, ndiqeni intervistën e plotë: