Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë

09/08/2025 - 16:07
në Lajme, Ndryshe
A A
Media italiane: Ivanka Trump blen ishullin e Sazanit për 1 miliard dollarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Media italiane “Il Messaggero” ka publikuar një lajm duke u referuar nga “The Guardian”, se Ivanka Trump dhe Jared Kushner, vajza dhe dhëndri i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kanë blerë ishullin e Sazanit në Shqipëri për mbi një miliard dollarë. Ky ishull i njohur për bukuritë e tij natyrore dhe historinë ushtarake, ka tërhequr vëmendjen e çiftit, i cili ka planifikuar ta shndërrojë atë në një resort luksoz, raporton “Euronews Albania”.

Ishulli i Sazanit, një ish-bazë ushtarake, është pjesë e Parkut Kombëtar Detar Karaburun-Sazan dhe që nga viti 2015 është hapur për vizitorët, ndërkohë që një pjesë e tij vazhdon të ruhet si zonë ushtarake. Gjatë regjimit komunist, ishulli ishte përdorur për stërvitje dhe operacione ushtarake, dhe mbetet ende i mbushur me mbetje bunkerësh dhe tunele.

Negociatat për blerjen e ishullit u zhvilluan pa dijeninë e banorëve dhe parlamentarëve shqiptarë, deri në momentin kur u arrit marrëveshja prej 1.4 miliardë eurosh, e cila u bë publike. Sipas raportimeve, sfida kryesore për projektin është pastrimi i tokës nga minat e pashpërthyera dhe mbetjet ushtarake që ndodhen në ishull.

Përveç Sazanit, Grupi Affinity, që ka menaxhuar negociatat, ka planifikuar gjithashtu një projekt tjetër në Serbi, ku ka shprehur interes për transformimin e ish-selisë së Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd në një hotel luksoz.

Idetë për transformimin e ishullit në një vendpushim luksoz kanë shkaktuar shqetësime nga grupet mjedisore dhe shkencorë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë ky projekt në mjedisin natyror dhe kulturor të zonës. Madje, shqiptarët kanë filluar ta quajnë ishullin “Ishulli Trump”, një emër që tregon ndikimin e familjes Trump në zhvillimin e këtij projekti të madh.

Në një podcast, Presidenti Trump shprehu entuziazmin për këtë iniciativë, duke e cilësuar atë “të jashtëzakonshme”, por duke theksuar se sfida më e madhe mbetet pastrimi i zonës dhe sigurimi i sigurisë për vizitorët e ardhshëm.

JU REKOMANDOJMË

Abdixhiku: Kur shteti bllokohet qytetet si Suhareka mbeten pa investime, projekte dhe përkrahje
Lajme

Abdixhiku: Kur shteti bllokohet qytetet si Suhareka mbeten pa investime, projekte dhe përkrahje

22/12/2025 - 21:48
Abdixhiku me premtim për mjekët e diplomuar: Do ua sigurojmë specializimin dhe punësimin
Lajme

Abdixhiku me premtim për mjekët e diplomuar: Do ua sigurojmë specializimin dhe punësimin

22/12/2025 - 21:28
Hamza në Rahovec: Heronjtë e punës së ndershme e ruajnë traditën dhe kontribuojnë për forcimin e shtetit tonë
Lajme

Hamza në Rahovec: Heronjtë e punës së ndershme e ruajnë traditën dhe kontribuojnë për forcimin e shtetit tonë

22/12/2025 - 21:12
Beqë Cufaj për FAZ: A është Kosova në një krizë pa alternativë?
Kryesore

Beqë Cufaj për FAZ: A është Kosova në një krizë pa alternativë?

22/12/2025 - 20:59
Takimi me Landau, Osmani kërkon “shtytje” për dialogun strategjik, fillimi i të cilit u pezullua nga SHBA
Kryesore

Takimi me Landau, Osmani kërkon “shtytje” për dialogun strategjik, fillimi i të cilit u pezullua nga SHBA

22/12/2025 - 20:50
Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon
Kryesore

Kandidatit të VV-së për deputet s’i lënë përshtypje fjalët e Kurtit në odën e mulla Osmanit – nis e sos në telefon

22/12/2025 - 20:42

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    Gjendet i vdekur Shemi i grupit “Ilirët”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Kullat Trinjake” të Troy Residence – Kryevepra e qytetit buzë lumit Ibër në prag të përfundimit, Mitrovicës po i jepin pamje të metropolit

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Bastisje në Suedi e Kosovë, një i arrestuar për drogë e pastrim parash, u sekuestruan prona, para…

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • “Thërret Prizreni, mori Shkodër” – Banorët këndojnë, Bia bën twerk mbi prehrin e Edit! (VIDEO)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Kapen” Edi dhe Fjolla, banorët ndërhyjnë në mes! (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë