Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Media kroate: Spiunuan për Vuçiqin e Listën Serbe, arrestohen ushtaraku kroat dhe e dashura e tij nga Kosova

27/08/2025 - 17:24
në Lajme
A A
Media kroate: Spiunuan për Vuçiqin e Listën Serbe, arrestohen ushtaraku kroat dhe e dashura e tij nga Kosova
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Të mërkurën në mëngjes, në Prokurorinë e Qarkut të Splitit janë marrë në pyetje sociologia A. M. nga Mitrovica e Veriut dhe piloti i Forcave Ajrore të Kroacisë J. I. nga Spliti.

Sipas informacioneve jozyrtare të medias kroate “Slobodna Dalmacija”, ata akuzohen për veprën penale të spiunazhit. Çifti ishte arrestuar qysh një muaj më parë, në fund të korrikut, në një nga ishujt e arkipelagut të Splitit.

Të dy ndodheshin atje për pushime, pasi prej vitesh ishin në lidhje dashurie. Pas arrestimit, piloti kroat u lirua, ndërsa e dashura e tij u dërgua për një muaj në Qendrën Tranzitore për të Huaj në Trilj, me vendim që më pas të dëbohej nga Kroacia për 10 vjet.

Megjithatë, gjatë kohës sa ajo ishte në Trilj dhe ai në një vend të panjohur, hetuesit – me urdhër gjykate – kontrolluan pajisjet e tyre celulare dhe komunikimin ndërmjet tyre. Aty gjetën mesazhe komprometuese, të cilat bënë që ata të dyshohen për spiunazh ndërkombëtar, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Kodit Penal kroat, kushdo që “mbledh në mënyrë të paautorizuar të dhëna sekrete, me qëllim që t’i bëjë të disponueshme për një shtet të huaj, organizatë të huaj, person juridik të huaj ose individ që punon për ta”, rrezikon dënim me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ai i zbulonte të dhëna të fshehta


E dyshuara për spiunazh, A. M. Foto: Facebook / Slobodna Dalmacija
Sociologia nga Mitrovica e Veriut, zyrtarisht e papunë por që pretendohet se punon për një organizatë gjermane, është denoncuar për mbledhjen e informacioneve që i jepte partneri i saj, piloti kroat, gjatë tre viteve të fundit. Ai kishte shërbyer për një kohë në Kosovë si pjesë e kontingjentit kroat (HRVCON) brenda KFOR-it.

Sipas hetimeve, përmes aplikacionit WhatsApp ai i ka dërguar të dashurës së tij të dhëna të ndjeshme mbi lëvizjet dhe planet e KFOR-it lidhur me situatën në veri të Kosovës. Ajo më pas ia kishte përcjellë këto informacione udhëheqësve të partisë “Lista Serbe” dhe madje edhe një gazetari të një agjencie të njohur ndërkombëtare.

Sipas “Slobodna Dalmacija”, “Lista Serbe” është partia kryesore e serbëve në Kosovë dhe ka lidhje të ngushta me qeverinë e Serbisë të drejtuar nga presidenti Alleksandar Vuçiq.

Çifti akuzohet për katër raste konkrete spiunazhi, por për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk janë bërë publike më shumë hollësi.

“Një nga rastet lidhet me informacionet që piloti ia kishte përcjellë të dashurës për veprimet e KFOR-it në Zubin Potok, komunë me shumicë serbe, që prej kohësh është epiqendër e tensioneve mes serbëve lokalë dhe institucioneve të Kosovës”, shkruan media kroate, transmeton Klankosova.tv.

Shpërthimi në Zubin Potok

“Slobodna Dalmacija” shkruan se gjatë viteve, në këtë zonë ka pasur shumë përplasje, vendosje barrikadash e konflikte me KFOR-in. Një nga ngjarjet e fundit ndodhi në fund të nëntorit 2024, kur shpërtheu një pjesë e kanalit Ibër–Lepenc. Kosova e cilësoi si sulm terrorist të organizuar nga Beogradi, gjë që qeveria e Vuçiqit e mohoi fuqishëm.

Qeveria e Serbisë e quajti atë akt si “sulm kundër paqes për të cilën Beogradi angazhohet”, duke theksuar se nuk ishte në interes të popullit serb apo të Serbisë. Shpërthimi dëmtoi rëndë kanalin që furnizon me ujë të pijshëm qindra mijëra banorë në veri të Kosovës dhe një pjesë të Prishtinës, si dhe shërben për ftohjen e dy termocentraleve, ndërprerja e të cilëve do të sillte krizë energjetike në të gjithë vendin.

E dyshuara për spiunazh, A. M. Foto: Facebook / Slobodna Dalmacija
Pas shpërthimit, Kosova kërkoi nga KFOR leje për të dërguar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) në zonë, por kërkesa u refuzua. Më pas, KFOR njoftoi se kishte vendosur trupat e veta për të mbrojtur kanalin e dëmtuar.

Rasti i Dejan Pantiqit

Një tjetër rast ku piloti kroat dyshohet se ka shpërndarë të dhëna sekrete lidhet me transportimin e Dejan Pantiqit, ish-polic kosovar, i arrestuar në dhjetor 2022 si i dyshuar kryesor për sulm ndaj zyrës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri. Arrestimi i tij solli protesta dhe ngritjen e barrikadave nga serbët lokalë në rrugët që çonin drejt kufirit me Serbinë.

Vetëm pas heqjes së paraburgimit për Pantiqin, disa javë më vonë, barrikadat u hoqën. Kjo ndodhi menjëherë pas takimit të përfaqësuesve serbë me presidentin serb Vuçiq dhe pas kërkesës së KFOR-it për t’i larguar barrikadat.

Në atë kohë, Kosova kishte kërkuar nga KFOR-i një helikopter për ta transportuar Pantiqin nga Jarinja në Prishtinë, por kërkesa u refuzua për arsye sigurie. Së fundmi, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar Pantiqin me dy vjet burg për sulmin me mjete shpërthyese ndaj zyrave të KQZ-së, duke rrezikuar jetën e zyrtarëve dhe policëve në detyrë. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Osmani në takim me emisarin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër
Kryesore

Osmani në takim me emisarin francez mbështet ndërtimin e urave mbi Ibër

27/08/2025 - 19:22
Shkyçja e bizneseve, Bajrami: Qytetarët duhet të dinë që me këto politika do të vjen një valë e re e inflacionit
Lajme

Bajrami VV’së: Veç dua t’ua kujtojë, Kurti vlerësoi se Dimali ju përfaqëson – katër vjet i mbrojti dështimet dhe korrupsionin e Liburnit

27/08/2025 - 19:10
Shkrimet e Dimal Bashës për UÇK-në, reagon ashpër Sami Lushtaku: Këta që mendojnë serbisht dhe i shërbejnë Beogradit
Lajme

Shkrimet e Dimal Bashës për UÇK-në, reagon ashpër Sami Lushtaku: Këta që mendojnë serbisht dhe i shërbejnë Beogradit

27/08/2025 - 18:57
Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
Lajme

Raportimet për artikullin e Bashës kundër UÇK-së, Miftaraj: Pse o Dimal kundër vlerës më të madhe që ka shqiptaria

27/08/2025 - 18:48
Gërvalla e “çon në qiell” me lavdata Haxhiun: Është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet
Lajme

Gërvalla e “çon në qiell” me lavdata Haxhiun: Është shembull se si mund të shërbesh me përkushtim dhe integritet

27/08/2025 - 18:33
Shkrimi anti-UÇK marramendës i Dimal Bashës, Lladrovci kërkon shkarkimin menjëherë të tij
Lajme

Shkrimi anti-UÇK marramendës i Dimal Bashës, Lladrovci kërkon shkarkimin menjëherë të tij

27/08/2025 - 18:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    MASHTI me njoftim të rëndësishëm për prindërit rreth teksteve shkollore

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • LAJMI I FUNDIT: Jep dorëheqje ministri Liburn Aliu, arsyeja zgjedhja e Bashës dje kryetar Kuvendi!

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Reuters: Ja çka i ka ofruar Amerika, Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “UÇK-ja milici e nëntokës e lidhur me banda kriminale dhe drogën”, zbulohet “hulumtimi” skandaloz i Dimal Bashës

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë