Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mediumi kroat: Brukseli humb durimin, po shqyrton sanksione kundër Vuçiqit

17/03/2026 - 19:30
në Kryesore, Lajme
A A
Mediumi kroat: Brukseli humb durimin, po shqyrton sanksione kundër Vuçiqit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Situata në Serbi është përkeqësuar më tej gjatë vitit të kaluar. Anëtarësimi në BE është vetëm një qëllim deklarativ, prandaj duhet të merret në konsideratë pezullimi i ndihmës financiare për vendi. Kështu u tha të mërkurën në një debat në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian.

“Fatkeqësisht, reformat e Serbisë në lidhje me anëtarësimin në BE në përgjithësi janë ngadalësuar ndjeshëm. Në disa segmente, ato madje kanë bërë regres, gjë që është veçanërisht e dukshme në fushat e sundimit të ligjit dhe standardeve të demokracisë si sistem”, tha raportuesi parlamentar për Serbinë Tonino Picula, teksa prezantoi draft-raportin e tij mbi progresin e Serbisë, raporton mediumi kroat Vecernji.

Picula tha se ritmi i përgjithshëm i procesit të pranimit ka qenë i ulët për vite me radhë, për shkak të përparimit të kufizuar në dialogun me Kosovën, mungesës së vazhdueshme të përafrimit me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, mungesës së përgjithshme të vullnetit të vërtetë politik për të ecur përpara, retorikës së shpeshtë kundër zyrtarëve të BE-së, përkeqësimit të kushteve për funksionimin e lirë të medias dhe shoqërisë civile dhe injorimit të rekomandimeve për reformimin e procesit zgjedhor. Eurodeputeti kroat kritikoi gjithashtu “aktorët” në BE që i kanë bërë qejfin Serbisë për vite me radhë në emër të stabilitetit, përcjell Insajderi.

“Politika e mbylljes së syve dhe e shtytjes për stabilitet si alibi nga disa aktorë evropianë nuk ka sjellë rezultate në transformimin e vendit, por, për fat të keq, vetëm sa e ka larguar atë nga anëtarësimi”, tha Picula. Ai shtoi se pavarësisht se Serbia zyrtarisht e shpalli anëtarësimin në BE si qëllim strategjik, nuk solli konfirmim të saj në praktikë, duke përmendur si shembuj mospjesëmarrjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në dhjetor të vitit të kaluar dhe pjesëmarrjen e tij në paradën ushtarake në Moskë majin e kaluar.

Picula theksoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë një aspekt i rëndësishëm i procesit të afrimit me Bashkimin Evropian.

“Në këtë kontekst, Serbia pritet të marrë pjesë më aktive dhe konstruktive në përcaktimin e fatit të personave të zhdukur në luftërat në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Gjithashtu u bëj thirrje autoriteteve në Serbi të bashkëpunojnë me organet gjyqësore të shteteve anëtare në ndjekjen penale të krimeve të luftës nga vitet 1990”, tha Picula. Eurodeputeti austriak Helmut Brandstaetter nga grupi liberal Renew ishte i ashpër.

“Jam i sigurt se qeveria serbe nuk dëshiron të bashkohet me Bashkimin Evropian, ajo që dëshiron janë vetëm para nga BE”, tha ai, duke shtuar se paratë nuk duhet t’i jepen qeverisë, por organizatave të shoqërisë civile.

Ai vuri në dukje se zyrtarët serbë i mburren popullit se po japin para për qëllime të ndryshme, por në të vërtetë janë para evropiane.

“Bashkimi Evropian bën budallallëk nëse jep para atje, duke mos i kushtuar vëmendje se çfarë bëjnë me to”, tha ai. Picula bëri një vlerësim të ngjashëm.

“Është e diskutueshme se sa kjo ngecje dhe madje edhe regres i Serbisë në rrugën e saj evropiane është plotësuese e pagesave nga Plani i Rritjes së BE-së”, tha Picula.

Disa deputetë në debat theksuan se delegacioni i Parlamentit Evropian u prit së fundmi në Beograd me një pritje jashtëzakonisht armiqësore në mediat pro-qeveritare, si dhe komente negative u bënë si nga Vuçiç ashtu edhe nga kryetarja e kuvendi serb, Ana Brnabiç.

Deputetja kroate Zheljana Zovko (HDZ/EPP) u bëri thirrje “qytetarëve të Serbisë të tregojnë besimin e tyre të vërtetë pro-evropian dhe ta mbajnë qeverinë serbe përgjegjëse, sepse ajo që po i ndodh Serbisë nuk është pro-evropiane”. Ajo tha se Serbia dhe qytetarët e saj kanë mundësinë të përballen më në fund me të kaluarën, të hapin arkivat dhe të thonë se çfarë u ndodhi personave të zhdukur.

Davor Ivo Stier (HDZ/EPP), raportuesi i Klubit Popullor për Serbinë, vlerësoi gjithashtu se Serbia po largohet më tej nga rruga evropiane dhe po bëhet kërcënim për sigurinë në Evropën Juglindore.

“Shoqëria serbe është e polarizuar dhe thellësisht e ndarë, dhe dëshira për t’u bashkuar me BE-në mbetet deklarative, ndërsa largohet nga vlerat evropiane, veçanërisht në aspektin e lirisë së tubimit dhe lirisë së medias dhe lirisë akademike. Në të njëjtën kohë, Serbia refuzon të përafrohet qartë me politikën e jashtme dhe të sigurisë evropiane, ndërsa në të njëjtën kohë forcon bashkëpunimin ushtarak me Rusinë dhe Kinën dhe blen jo vetëm sisteme mbrojtëse, por edhe armë ofensive të shtrenjta dhe të sofistikuara, siç janë raketat supersonike kineze”, tha ai. Stier gjithashtu trajtoi pozicionin e pakicave kombëtare në Serbi, duke theksuar se statusi i komunitetit hungarez është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa mbeten probleme të rëndësishme në respektimin e të drejtave të pakicave të tjera, si ato rumune, bullgare dhe kroate.

Në fjalën përmbyllëse, Picula tha se debati nga eurodeputetët tregoi se rruga e Serbisë drejt Bashkimit Evropian është në rrezik serioz, kryesisht sepse qeveria e saj ka lënë mënjanë vazhdimisht dhe qëllimisht pothuajse çdo aspekt kyç të pranimit të nevojshëm për përparim. Ai shtoi se Serbia, si vend kandidat për anëtarësim, ka ndikim të konsiderueshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kështu që situata e saj e brendshme ndikon në politikën e përgjithshme të zgjerimit. Anëtarët e komisionit kanë afat deri më 9 prill për të paraqitur amendamente. Komisioni pritet të votojë për raportin më 3 ose 4 qershor, pas së cilës ai do të dërgohet në seancë plenare për debat.

JU REKOMANDOJMË

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Ish-kryediplomati shqiptar-BE’së: Tani nxirreni nga sirtari aplikimin e Kosovës për anëtarësim
17/03/2026 - 20:23

Ish-kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati, ka thënë se tani BE duhet ta nxjerrë nga sirtari aplikimin e Kosovës për statusin e vendit kandidat, shkruan Express. Ky reagim i Bushatit...

Më shumëDetails

Abdixhiku bën iftar me Myftiun Naim Tërnava- Muaji i Ramazanit, periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave!

Abdixhiku bën iftar me Myftiun Naim Tërnava- Muaji i Ramazanit, periudhë reflektimi dhe përforcimi të vlerave!
17/03/2026 - 19:59

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë iftar me Myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës. Abdixhiku ka uruar të gjithë...

Më shumëDetails

Heqja e masave ndëshkuese, vjen reagimi i Vjosa Osmanit

Heqja e masave ndëshkuese, vjen reagimi i Vjosa Osmanit
17/03/2026 - 19:49

Presidentja Vjosa Osmani mirëpret konfirmimin e Komisionit Evropian se vendimi për heqjen e të gjitha masave të BE-së ndaj Kosovës është zbatuar plotësisht.Ajo falënderoi Komisionin dhe shtetet anëtare...

Më shumëDetails

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush

Takimi lamtumirës me Konjufcën, Orav: BE qëndron përkrah jush
17/03/2026 - 19:46

Ambasadori i BE-së në Kosovë, ka takuar zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufcën, Në këtë takim lamtumirës, ata të dy kanë diskutuar për rëndësinë...

Më shumëDetails

Haxhiu kritikon Kurtin për marrëveshjet me BE-në, thotë se do duhej hetim parlamentar për dialogun me Serbinë

Bekim Haxhiu tregon veçantinë e numrit 109 në listë për deputet, i bindur në fitore me mbi 35 për qind: Me VV-në s’ka koalicion
17/03/2026 - 19:43

Anëtari i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shprehur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimin për Ligjin për të Huajt në raport me Bashkimin Evropian. Ai...

Më shumëDetails

Trump për Iranin: Nuk jemi gati të largohemi ende, por do të largohemi në të ardhmen e afërt

Trump: Putini mund të jetë duke ndihmuar Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit
17/03/2026 - 19:39

Presidenti amerikan Donald Trump i pyetur nëse ka një plan “një ditë më pas” për Iranin, Trump thotë se nëse ata largohen tani, do t’u duheshin “10 vjet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    Punime në katin e 10-të pa skele – Inspektorati: “Syla Group” ekspozoi punëtorët ndaj rrezikut për jetë (Dokument)

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    202 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Ky është personi i vrarë në Gjakovë, vëllau tjetër është i plagosur

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • LDK-ja nis reformën, merr vendimin e parë

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë