Njëri prej deputetëve më aktiv të Lëvijes Vetëvendosje për tri mandate radhe, Maefail Bajqinovci, po kërkon nga qytetarët mbështetje edhe për mandatin e katërtë.
Ai për garën zgjedhore të 28 dhjetorit mban numrin 48 në listën e kandidatëve për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje. Për tri mandate radhazi si deputet shumë aktiv, ngriti zërin për shumë çështje me interes për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.
Prej kur kishte hyrë më 2019 në Lëvizjen Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci iu ka qendruar shumë afër qytetarëve. Ai njihet jo si deputet që takon qytetarët vetëm në fushata elektorale, por me të njëjin ritëm takon dhe mban kontakte me qytetarët gjatë gjithë kohës.
Ky angazhim i tij është shpërblyer vazhdimisht me votë, duke u radhitur në çdo palë zgjedhje si njëri prej deputetëve më të votuar. Bajqinovci deri tash ka dëshmuar se nuk ka hyr në politikë për pozita të mnistrave, por ka vazhduar të jetë zë aktiv i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.
Para se t’i hyj politikës, Mefail Bajqinovci ishte një emër shumë i njohur për publikun, pasi që si gazetar, autor dhe drejtues i emisionit “Puls” në KTV për 18 vite ka krijuar një emër të pazëvendësueshëm në gazetarinë televizive.
Në publikun kosovar ai ishte identifikuar si njëri nga udhëheqësit më të guximshëm të emisioneve televizive, duke dhënë një kontribut të çmuar në promovimin e gazetarisë hulumtuese dhe nxitjen e aktivizimit qytetar.
Për 15 vjet rresht “Puls” kishte goditur krimin e organizuar dhe korrupsionin institucional, duke sjellur informacione ekskluzive e skandale si dhe duke trajtuar problemet e ndryshme në shoqërinë kosovare, që nga menaxhimi i shtetit, e deri te politika, ekonomia, shëndetësia dhe çështjet sociale.














