Gazetari kosovar Lirim Mehmetaj ka komentuar heshtjen e kryeministrit Albin Kurti lidhur me protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut, të cilët po kërkojnë që të kenë të drejtën t’i nënshtrohen provimit të jurispudencës në gjuhën që studiojnë, pra në gjuhën shqipe, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Mehmetaj ka thënë se Albin Kurti nuk po bë zë për një çështje kaq të rëndësishme për shqiptarët atje, por ishte përzier fuqishëm në zgjedhjet parlamentare atje duke mbështetur madje marrë pjesë me Vetëvendosjen për ta larguar nga pushteti Ali Ahmetin.
Sipas tij, qëllimi i tij ishte ta largojë Ali Ahmetin nga pushteti i cili ishte zgjatimi i vetëm faktik i UÇK-së në trojet shqiptare.
Ai thekson se Kurti ka një patern të rrugëtimit të tij politik, të përçajë shqiptarët dhe t’i nënshtrohet shovinizmit serb e maqedon.
Për më shumë ndiqeni videon më poshtë:













