Gazetari, Lirim Mehmetaj ka rikujtuar sulmin që ndodhi në kanalin kryesor të Ibër-Lepencit, duke thënë se çfarë ka ndodhur me këtë sulm dhe hetimet rreth tij.
Mehmetaj ka thënë se as kryeministri, Albin Kurti dhe as ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe asnjë institucion nuk flet për këtë sulm.
Në fund Mehmetaj ka pyetur se çfarë ka ndodhur me hetime, apo kanë përfunduar zgjedhjet dhe s’ka më rendësi.
Postimi i plotë:
Ç’u bë me Ibër Lepencin?
Po bëhen tashmë disa muaj nga sulmi që Albin Kurti na tha ishte më i rëndi që nga lufta e fundit në Kosovë.
Kurti tha se Serbia deshi të na lë pa ujë e pa rrymë dhe ishte në bashkëpunim edhe me Rusinë ne këtë sulm.
Filluan hetimet furishëm dhe meqë dëmet u sanuan shpejt, Kosova mund ta shfrytëzonte si kartë të jashtëzakonshme këtë në diplomaci.
Por, tashmë as Albin Kurti, as Xhelal Sveçla dhe asnjë institucion nuk flet për këtë sulm.
Sikur të mos kishte ndodhur kurrë.
Çfarë u bë? Ku jemi me hetime? Apo tashmë kanë përfunduar zgjedhjet dhe s’ka më rendësi?