Gazetari Lirim Mehmetaj, në një postim në Facebook ka reaguar duke thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti po i detyron gratë e partisë të bëjnë veprime të cilat po ti bënte vetë ai do ta turpëronin.
Ai tha se Albulenën e Donikën i turpëroi publikisht duke i nominuar përkundër faktit se e di që nuk do ti ketë votat e mjaftueshme.
“Albin Kurti e kish njëfarë stili të poshtër me i detyrua gratë e partisë me ndërmarrë veprime që atij ose i duken të ndyta me i ba vetë, ose rrezikon me u turpërua publikisht me i ba. Mimozen e pati detyrua me u marrë vesh me Radojiçiç-in. Dejonen e ndotë atje nëpër takime “me kapelë” me Nagip Krasniqin. Albulenën e Donikën i turpëron publikisht duke i nominu përkundër se e di që vota s’ka”, tha ai.
Postimi i plotë:
Prevarant…
Albin Kurti e kish njëfarë stili të poshtër me i detyru gratë e partisë me ndërmarrë veprime që atij ose i duken të ndyta me i ba vetë, ose rrezikon me u turpëru publikisht me i ba.
Mimozen e pati detyru me u marrë vesh me Radojiçiç-in.
Dejonen e ndotë atje nëpër takime “me kapelë” me Nagip Krasniqin.
Albulenën e Donikën i turpëron publikisht duke i nominu përkundër se e di që vota s’ka.
Ç’ne kështu more biri i Katërkollës?