
Kandidatët për kryetar të komunës së Vushtrrisë nga LDK dhe Vetëvendosje, Xhafer Tahiri dhe Sylejman Meholli, janë përplasur për çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm në këtë komunë.
Meholli i është drejtuar Tahirit se gjatë mandatit të tij si kryetar 2017-2021, hera e vetme kur është bërë zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit ka qenë kur Vetëvendosje ishte në bashkëqeverisje me LDK në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Tahiri i ka reaguar duke thënë se kjo është e pavërtetë./Veriu.info/