Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Memli Krasniqi “shfajësohet” pasi votoi Bashën për kryeparlamentar: Demonizimi i UÇK-së është mënyrë jetese e Kurtit, këta janë Dimala

28/08/2025 - 10:07
në Lajme
A A
Krasniqi për takimin te Osmani: Munguan veç Kurti dhe Elek, mbajtja e dy palë zgjedhjeve përnjëherë mund të bëhet e domosdoshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti e ka pasur mënyrë jetese demonizimin e UÇK-së.

Përmes një postimi në Facebook, duke komentuar kapitullin e Dimal Bashës në një artikull universitar, Krasniqi thotë se propozimet e LVV-së për kryetar të kuvendit tregojnë më së miri qëndrimet dhe veprimet anti-UÇK të kësaj partie.

“Vota jonë nuk ka qenë për individin – por për të mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, me qëllim të dhënies fund bllokadës institucionale. Por, edhe për ta zhveshur Vetëvendosjen dhe për ta vënë para reflektorit publik të së vërtetës. Sepse, gjatë janë fshehur e amnistuar prapa Glaukave, por në fakt këta janë Dimala. Nëse ndokush ka pasur dyshime, qoftë edhe brenda elektoratit të tyre, sot besoj e kanë të qartë këtë” shkroi Krasniqi.

Ky është reagimi i plotë i tij:

Nëse është dikush që e ka pasur mënyrë jetese demonizimin e UÇK-së dhe të udhëheqësve të saj, ai është Albin Kurti. Rrjedhimisht, gati secili që i është bashkuar atij, ka pasur ose ka përvetësuar të njëjtin mentalitet.

Shembulli i propozimeve nga Lëvizja Vetëvendosje për Kryetar të Kuvendit e tregon më së miri: Albulena Haxhiu, Donika Schëartz, Hekuran Murati – të tre me qëndrime dhe veprime kundër UÇK-së dhe trashëgimisë së saj. Njëra duke ua zvogëluar fondet e mbrojtjes në Gjykatën e Hagës, tjetra duke pranuar se ka dorëzuar dosje kundër krerëve të UÇK-së, e tjetri duke përjashtuar nga paga minimale kategoritë e luftës çlirimtare dhe duke i fyer luftëtarët e lirisë në krahasimet që ua bënte me mercenarë.

Edhe Kryekuvendari i ri, me artikullin e tij morbid kundër UÇK-s, i cili doli dje në pah, vetëm sa e konfirmon filozofinë e Vetëvendosjes: sa më shumë të distancohesh nga UÇK-ja, aq më shpejt ngjitesh në parti. Kjo edhe mund të jetë formula e tyre e brendshme.

Vota jonë nuk ka qenë për individin – por për të mbajtur zotimin e dhënë para qytetarëve, me qëllim të dhënies fund bllokadës institucionale. Por, edhe për ta zhveshur Vetëvendosjen dhe për ta vënë para reflektorit publik të së vërtetës. Sepse, gjatë janë fshehur e amnistuar prapa Glaukave, por në fakt këta janë Dimala. Nëse ndokush ka pasur dyshime, qoftë edhe brenda elektoratit të tyre, sot besoj e kanë të qartë këtë.

Prandaj, turpi i mbetet Vetëvendosjes dhe Albin Kurtit, të cilët me insistim e kandiduan Dimal Bashën. Por, një gjë po vërtetohet edhe tash, siç e kishim thënë në dy herët e kandidimit të tij – ai nuk është i denjë që të jetë Kryetar i Kuvendit.

Ndërsa, sa për PDK-në, partinë që e pasoi UÇK-në, pavarësisht gjithçkaje e çdo zhurme, do ta mbrojmë me çdo kusht, si çdo herë tjetër, luftën e UÇK-së dhe shtetin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

As Igor Simiq s’merr votat për t’u bërë nënkryetar i Kuvendit
Lajme

As Igor Simiq s’merr votat për t’u bërë nënkryetar i Kuvendit

28/08/2025 - 12:21
Shorti për nënkryetar, zero vota për Branislav Nikoliqin
Lajme

Dimal Basha e harron mikrofonin ndezur: “Dmth Branisllavi qitu tash djeget”

28/08/2025 - 12:15
As deputeti tjetër i Listës Srpska, Srdjan Popovic, nuk i merr votat
Lajme

As deputeti tjetër i Listës Srpska, Srdjan Popovic, nuk i merr votat

28/08/2025 - 12:12
Burime nga AAK: Adem Hoxha është përjashtuar nga Grupi Parlamentar
Lajme

Burime nga AAK: Adem Hoxha është përjashtuar nga Grupi Parlamentar

28/08/2025 - 12:10
Duda Balje diskuton me ambasadorët në sallën e Kuvendit
Lajme

Edhe Duda Balje braktis seancën: S’kanë vota, s’kam arsye të rri

28/08/2025 - 12:09
As Stefan Kovaçeviq nuk i merr votat për nënkryetar
Lajme

As Stefan Kovaçeviq nuk i merr votat për nënkryetar

28/08/2025 - 12:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    Gazeta kroate: Vajza nga Mitrovica që spiunonte për Serbinë, kishte lidhje direkte në zyrën e kryeministrit të Kosovës

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Jashari- Konjufcës: Kurrë nuk është vonë të largohesh nga e keqja, çka po pret ma!

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Shtiu me armë zjarri nga automjeti në lëvizje, policia arreston një person në Vushtrri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “Lidhje direkte me Vuçiqin dhe Zyrën e Kryeministrit të Kosovës”: Eksperti kroat flet për rastin e spiunazhit në Kroaci

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Çka thuhet në kapitullin e tretë që Basha po pretendon se e ka shkruar? – Përmendet edhe Shefqet Krasniqi

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë