Një mërgimtar është gjobitur nga Policia e Kosovës, pasi kishte hedhur mbeturinat midis rruge.
Pamjet ishin publikuar dje nga Vrojtuesit e Lagjes.
Njoftimi:
Hodhi mbeturina në rrugë nga vetura, gjobitet një person në Prishtinë
Prishtinë, 30 Dhjetor 2025– Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar gjobë ndaj një personi, pasi i njëjti është hasur duke hedhur mbeturina nga vetura në rrugë.
Pas identifikimit të personit, ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë dhe mjedisit, duke shmangur veprime të tilla.













