Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Mësimi i anglishtes për një muaj’ – Ngrihen dyshime për tenderin në Ferizaj

23/05/2025 - 15:00
në Lajme
A A
‘Mësimi i anglishtes për një muaj’ – Ngrihen dyshime për tenderin në Ferizaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Ferizajt ka nënshkruar kontratë për “orientim në karrierë për gratë”, ku përfshihet edhe një kurs i gjuhës angleze që zgjat vetëm një muaj – gjë që ka ngjallur reagime e dyshime rreth projektit. Nga opozita e kanë cilësuar tenderin si ‘përpjekje për përfitime të dyshimta në emër të grave’, duke ironizuar idenë se dikush mund të mësojë anglisht për 30 ditë. Fitues të tenderit janë dy kompani, njëra e regjistruar vetëm dy muaj më parë, në kundërshtim me kriterin për përvojë 3-vjeçare, e që ndajnë të njëjtin numër kontakti, duke shtuar dyshimet për lidhje të fshehta. Insajderi ju sjell detaje

Komuna e Ferizajt me 1 prill ka nënshkruar kontratë për “Orientim në karriere për gratë në biznes dhe teknologji”.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 45 mijë euro.

Fituese të këtij tenderi janë shpallur grupi i operatorëve ekonomik “Kutia Press SH.P.K, Agon Halili B.I.”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 914 euro.

Ndërkohë, Drejtoria e zhvillimit ekonomik dhe turizmit në Ferizaj, me 24 prill ka bërë thirrjen publike për “trajnime falas për gratë dhe vajzat në fushat e rrobaqepësisë, dizajnit, menaxhimit të rrjeteve sociale dhe gjuhës angleze”.

Ceket po ashtu edhe trajnimi për gjuhë angleze, e që ky detaj ka shtuar dyshime nga opozita.

Thuhet: Gjuhë Angleze. Kurse për zhvillimin e aftësive të komunikimit. Kursi do të zgjatë 1 muaj.

Asamblistja e LDK’së në Ferizaj, Verona Isaki, ka ngritur dyshime rreth këtij tenderi. Ajo ka shkruar “tenderi “hajde “shnukim” naj pare në emër të grave”.

Tutje, ajo e ka vë në dyshim, mësimin e anglishtes për vetëm një muaj.

“Qysh more doni me ua mësu anglishten për 1muaj?”, shkruan Isaki.

Kush janë dy kompanitë fituese?

Insajderi ka hulumtuar edhe në ARBK, rreth dy kompanive. Biznesi Agon Halili është regjistruar në vitin 2020 në ARBK.

Kompania tjetër fituese, Kutia Press SH.P.K, është regjistruar në ARBK, më 14 shkurt 2025.

Që bie në ndesh me kriterin për përvojë 3-vjeçare në fushën përkatëse.

“Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka përfunduar me sukses shërbime të ngjashme, në 3 (tre) vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit të Njoftimit për kontratë), në vlerë minimale prej 60,000.00 €“, thuhet në dosjen e tenderit.


Cila është lidhja e dy kompanive fituese, Kutia Press dhe Agon Halili?

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, dy kompanitë fituese të tenderit “Platforma gjithëpërfshirëse për zhvillim ekonomik, inovacion dhe turizëm”, kanë pronarë të ndryshëm.

Por, befasisht, numri kontaktues figuron i njëjti te të dy kompanitë.

Në ARBK, kompania individe Agon Haliti, e regjistruan në 2020 ka të vendosur numrin kontaktues. Që është numri i njëjtë në ARBK te biznesi i ri “Kutia Press” e hapur para dy muajve.

Gazeta Insajderi ka hulumtuar rreth “Agon Halitit” i cili brenda dy viteve ka fituar gjashtë tendera nga komuna e Ferizajit.

Siç shfaqet te E-Prokurimi një tender figuron ‘i përfunduar’, ndërsa pesë tendera tjerë janë në ‘realizim’.

Gazeta Insajderi, ka dërguar pyetje në komunën e Ferizajt, për të marrë ndonjë shpjegim, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

Insajderi para disa muajve ka raportuar se si pushteti i PDK-së në Ferizaj, komunës që drejtohet nga Agim Aliu, ishte denoncuar publikisht për një tender që ia dha një firme vetëm disa ditë pasi që e njëjta ishte krijuar.

“Skemë e organizuar për vjedhje të buxhetit”, ka shkruar përfaqësuesi i një organizate.

Një hulumtim i Insajderit ka zbuluar se edhe pse firma është e re, numri kontaktues është i njëjti me firmën e biznesmenit Agon Halili, i cili për dy vite ka marrë gjashtë tender në këtë komunë.

JU REKOMANDOJMË

Deputeti i VV-së: Kurti po zhvillon bisedime me Limajn, besoj që kanë biseduar edhe në këto 48 orët e fundit
Kryesore

Deputeti i VV-së: Kurti po zhvillon bisedime me Limajn, besoj që kanë biseduar edhe në këto 48 orët e fundit

23/05/2025 - 21:10
Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij
Lajme

Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij

23/05/2025 - 20:27
Autobusi voziti në kah të kundërt në Prishtinë – Policia identifikon dhe ndëshkon kundërvajtësin
Lajme

Autobusi voziti në kah të kundërt në Prishtinë – Policia identifikon dhe ndëshkon kundërvajtësin

23/05/2025 - 20:22
Cakolli: Problemi me parregullësitë në numërimin e votave janë vetëm ata që i numërojnë, e dosmdoshme të dixhitalizohet procesi
Lajme

‘Shteti në pauzë’: Cakolli pyet se për çka po asistojnë këto ditë asistentët e deputetëve

23/05/2025 - 20:16
“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re
Lajme

“Pastrimi” akuzon Komunën e Prishtinës për ndryshim të shërbimeve me kontratën e re

23/05/2025 - 20:12
Gjykata i jep të drejtë Harvardit, pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
Lajme

Gjykata i jep të drejtë Harvardit, pezullon vendimin e Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë

23/05/2025 - 20:05

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    Familjarja e dizenjatorit: Festim Isufi nuk ka bërë vetëvrasje

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • ‘Hallakamë’ me udhëzimin e ri të Muratit, bizneset e reja pa arka fiskale – Abonimet nga gjithë Kosovë tash bëhen vetëm në Pejë, “Enternet” dhe “Service Global Eu” flasin për Veriu.info

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • A kanë komunikuar familjarët e Festimit me bashkëshorten e tij, Rina Malokun? – ja çka deklaroi familjarja e tij

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Impakti i Veriu.info: MAPL konfirmon se vendimi për shkarkimin e nënkryetarit të Ferizajt ishte i kundërligjshëm, Kryesuesi Xhavit Zariqi e pranon gabimin

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kadri Gerbeshi arratiset nga duart e Policisë në Vushtrri

    299 Shpërndaje
    Shpërndaje 120 Tweet 75

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë