Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Messi e regjistroi fitoren e 100-të me Argjentinën, “Albiceleste” nuk dinë se çka është humbja qe 35 ndeshje

28/09/2022 - 12:14
në Sport
A A
Messi e regjistroi fitoren e 100-të me Argjentinën, “Albiceleste” nuk dinë se çka është humbja qe 35 ndeshje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lionel Messi me Argjentinën po vazhdojnë ta shkruajnë historinë.

“Albiceleste” regjistroi mbrëmë fitore të pastër 3:0 në miqësoren me Xhamajkan në “Red Bull Arena” të New Jerseyt në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, shtatë herë fituesi i Topit të Artë e regjistroi fitoren e 100-të me Argjentinën, shkruan “Gazeta Express”.

Futbollisti i Paris Saint-Germainit u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë për t’i realizuar dy gola të bukur.

35 vjeçari me këtë rast arriti në shifrën e 90 golave nga 164 paraqitje.

Ndërkohë, Argjentina e vazhdoi serinë impresionuese prej 35 ndeshjeve pa humbje.

Kombëtarja jug-amerikane nuk e di se çka është disfata që nga vera e vitit 2019, pra qe më shumë se tri vjet.

Më saktësisht, Argjentina i ka 25 fitore, përfshirë këtu edhe një nga penalltia dhe 10 barazime, që nga humbja 0:2 nga Brazili në Copa America më 2 korrik 2019.

Synim i “Albiceleste” është që ta kalojë rekordin e Italisë, e cila nuk kishte pësuar humbje në 37 ndeshje radhazi.

Messi i shënoi 4 gola në dy miqësoret e fundit, dy me Xhamajkën dhe dy ndaj Hondurasit në Miami, shkruan “Gazeta Express”.

Argjentina do ta zhvillojë edhe një ndeshje kontrolluese në muajin nëntor, më saktësisht më 16 të atij muaji kundër Emirateve të Bashkuara Arabe para Botërorit të Katarit, ku synon të dalë triumfuese.

Argjentina do ta kërkojë trofeun e tretë të Botërorit, ndërsa herën e fundit ka triumfuar aty në vitin 1986 me Diago Armando Maradonën, e paraprakisht me Mario Kembes më 1978.

JU REKOMANDOJMË

Leeds Unitedi shkatërron Chelsean 4:1 dhe i jep fund një pritjeje 27-vjeçare

Leeds Unitedi shkatërron Chelsean 4:1 dhe i jep fund një pritjeje 27-vjeçare
21/11/2026 - 19:45

Leeds Unitedi ka regjistruar një fitore historike dhe të bujshme në udhëtim, duke mposhtur Chelsean me rezultatin e thellë 4:1 në “Stamford Bridge” në kuadër të Premier Leagues,...

Më shumëDetails

Fitore dramatike e PSG-së në udhëtim te Nice

Fitore dramatike e PSG-së në udhëtim te Nice
21/11/2026 - 19:42

Paris Saint-Germaini ka arkëtuar tri pikë të vlefshme në Ligue 1, duke mposhtur Nicën me rezultatin 3:2 në një përballje plot tension deri në sekondat e fundit, por...

Më shumëDetails

Harry Kane operohet, pritet të mungojë për disa muaj

Harry Kane operohet, pritet të mungojë për disa muaj
21/11/2026 - 14:38

Sulmuesi anglez Harry Kane ka kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale pas lëndimit të rëndë në nyjën e këmbës së majtë, ndërsa pritet të qëndrojë jashtë fushave për...

Më shumëDetails

Fundjavë me super-ndeshje në Superligën e basketbollit, kryedueli mes Trepçës dhe Bashkimit në Mitrovicë

Fundjavë me super-ndeshje në Superligën e basketbollit, kryedueli mes Trepçës dhe Bashkimit në Mitrovicë
21/11/2026 - 12:39

Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së dhjetë, e cila sjell katër përballje mjaft interesante dhe me rivalitet të lartë në parket....

Më shumëDetails

Arsyeja pse Flick po e pengon transferimin e yllit të Man Utd te Barcelona

Arsyeja pse Flick po e pengon transferimin e yllit të Man Utd te Barcelona
21/11/2026 - 11:38

Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi qendre për ta përforcuar repartin defensiv, por duket se Lisandro Martinez nuk është profili që kërkojnë drejtuesit e klubit...

Më shumëDetails

Mourinho dëshiron që Endricku të qëndrojë te Real Madridi

Mourinho dëshiron që Endricku të qëndrojë te Real Madridi
21/11/2026 - 10:40

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron që sulmuesi brazilian Endrick të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës madrilene, pavarësisht interesimit të klubeve italiane, Milanit dhe Romës. Mourinho...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ekspertët ndërkombëtarë tregojnë ku mund të sfidohet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga Kosova dyshohet se mashtruan 85 të moshuara në Norvegji, grupi bënte jetë luksoze

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • CFO Green në Rahovec pa farmacist – Pronari Nadir Çausholli gjobitet me 2 mijë euro

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Ky është personi që gjet pa shenja jete në fermën e peshqve në Istog

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë