Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Meta do t’u kërkojë përdoruesve në BE pëlqim për përdorimin e të dhënave

02/08/2023 - 15:11
në Tech
A A
Norvegji, kompania Meta kërcënohet me gjobë ditore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjiganti i rrjeteve sociale, Meta, më 1 gusht tha se synon që të kërkojë nga përdoruesit që gjenden në shtetet e Bashkimit Evropian që ata të japin pëlqim për lejimin e përdorimit të të dhënave gjatë reklamimit, përfshirë në Facebook. Ky njoftim vjen pas presionit të bërë nga rregullatorët evropianë.

Meta tha se ndryshimet synojnë të adresojnë “kërkesat e rregullatorëve” pas mospajtimeve me Komisionin irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave, që mbikëqyrë rregullat e BE-së sa i përket të dhënave, në bazë të të cilave Meta drejton operacionet e saj evropiane.

Në janar, rregullatorët evropianë kishin hedhur poshtë bazën ligjore që përdorej deri atëherë – që njihen si “interesat legjitime” – , duke argumentuar se Meta kishte përdorur këtë bazë ligjore për të justifikuar mbledhjen e të dhënave personale të përdoruesve të cilat i ka përdorur gjatë reklamave.

Aktualisht, personat që hapin llogari në Facebook dhe Instagram e kanë të aktivizuar këtë leje, duke bërë që Meta të marrë të dhënat e tyre dhe të gjenerojë miliarda dollarë duke i përdorur në reklama.

“Sot, ne njoftojmë për qëllimin tonë për të ndryshuar bazën ligjore që ne përdorim për disa të dhëna që përdorim për reklamim nga përdoruesit në BE, në Zonën Ekonomike Evropiane dhe Zvicër nga ‘interesat legjitime’ në ‘pëlqim’”, u tha në një postim të Meta-s.

Meta shtoi se do të ndajë informacione gjatë muajve në vijim teksa po vazhdon “angazhimin konstruktiv” me rregullatorët.

Meta dhe kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë nga Shtetet e Bashkuara janë përballur me gjoba të larta për shkak të praktikave të biznesit në BE në vitet e fundit, lidhur me rregullat strikte të bllokut për privatësinë e të dhënave. /REL

JU REKOMANDOJMË

iPhone 17 po vjen! Modelet demo tashmë në Zone Mobile, shitja nis më 21 shtator
Tech

iPhone 17 po vjen! Modelet demo tashmë në Zone Mobile, shitja nis më 21 shtator

28/08/2025 - 09:46
Apple me përditësim të ri: Kontrolloni cilësimet
Tech

Apple me përditësim të ri: Kontrolloni cilësimet

27/08/2025 - 14:10
Interneti më i shpejtë në botë: Si renditen Kosova dhe Shqipëria?
Tech

Interneti më i shpejtë në botë: Si renditen Kosova dhe Shqipëria?

26/08/2025 - 20:44
WhatsApp po zhvillon një funksion të ri
Tech

WhatsApp po zhvillon një funksion të ri

23/08/2025 - 19:53
2.5 miliardë përdorues të Gmail në rrezik
Tech

2.5 miliardë përdorues të Gmail në rrezik

22/08/2025 - 21:41
Sony rrit çmimet e PlayStation 5 në SHBA, shkak tarifat
Tech

Sony rrit çmimet e PlayStation 5 në SHBA, shkak tarifat

21/08/2025 - 17:00

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Lufto kundër Kurtit…”, arrestohen dy persona në Leposaviq për “Nxitjes të urrejtjes”

    “Lufto kundër Kurtit…”, arrestohen dy persona në Leposaviq për “Nxitjes të urrejtjes”

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Sami Kurteshi ia jep “vulën” mbi Gjykatën Supreme: Certifikimi i Listës Serbe është kundërkushtetues

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Paraburgosja e biznesmenit pasi vdiq e reja në poligon, avokatja Ismaili tregon se ku gaboi Prokuroria

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Çfarë turpi: Krasniqi i LVV-së e barazon gjykatësin shqiptar me Listën Serbe, ndonëse ai është vëllai i një invalidi lufte

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Arrestohet për ryshfet zyrtari i administratës komunale

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë