Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“M’i jep 20 mijë euro ose ia dërgoj familjes fotot intime të vajzës tënde” – Asistentja e një avokature në Pejë denoncon shantazhin tronditës në Polici

25/05/2025 - 15:31
në Lajme
A A
Dy fëmijë goditen nga një veturë në Pejë, dërgohen në spital
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një grua nga Peja, e punësuar si asistente në një zyrë avokatie, ka denoncuar një rast të rëndë dhe tronditës të shantazhit dhe kërcënimit të vajzës së saj, përmes rrjeteve sociale. Përmes një deklarate të detajuar dhënë para hetuesve policorë, ajo ka zbuluar një skemë presioni psikologjik dhe kërkese për para, që sipas saj ka për qëllim poshtërimin e vajzës dhe shkatërrimin e reputacionit të saj familjar.

Sipas dokumentacionit që ka siguruar Sinjali, më 19 maj 2025, rreth orës 21:38, viktima A.M., 48 vjeçare, ka pranuar një mesazh në Facebook nga një profil me emrin “Beni Berisha”. Mesazhi ishte i qartë:

“Kam pasur lidhje me vajzën tënde E.M. Jam ndarë prej saj dhe si dëmshpërblim dua 20 mijë euro. Kam foto të saj intime dhe nëse nuk ma jep shumën deri më 29 maj, do t’i publikoj ato dhe do t’ia dërgoj familjes së burrit të saj.”

Shantazhuesi shkon edhe më tej, duke e paralajmëruar se nëse ajo njofton Policinë ose ndërmerr ndonjë veprim kundër tij, ai do t’i shpërndajë menjëherë fotografitë. Sipas udhëzimeve që i ka dërguar, paratë duhet t’i dorëzohen dhëndrit të saj, i cili më pas duhet t’i lërë tek ura e Zajmit në Klinë, pa bërë asnjë veprim tjetër.

“Pasi t’i marr paratë, i fshij fotot”, ka thënë ai.

Gruaja ka deklaruar se nuk është hera e parë që përballet me ngacmime të tilla. Më 30 prill 2025, përmes Instagramit, një tjetër profil me emrin “Gent_rithyseni” e kishte kontaktuar me fjalët: “Shiko vajzën tënde”, por pa dërguar foto.

Në deklaratën e saj para Policisë, A.M. ka pohuar se ka dyshime të drejtpërdrejta ndaj një familjari të afërt – agjës së vajzës, me emrin M.B, banues në Pejë. Ajo tregon se ky person nuk ka kontaktuar me vajzën, por u ka dërguar mesazhe provokuese asaj vetë, djalit të saj dhe dhëndrit, duke përdorur shprehje fyese dhe denigruese:

“Shikoje E.M sa e ëmbël është“.

E frikësuar për sigurinë e vajzës, A.M. ka theksuar se ndjehet e kërcënuar dhe e pasigurt, duke shprehur shqetësimin se vajza e saj, e martuar dhe vetëm 25 vjeç, mund të përballet me pasoja të rënda nëse materiali që përmendet publikohet.

Ajo ka konfirmuar se posedon në telefon të gjitha mesazhet dhe komunikimet kërcënuese, të cilat është e gatshme t’ua dorëzojë autoriteteve për hetim të mëtejshëm.

Rasti është hapur zyrtarisht si “Shantazh” dhe është në trajtim nga njësitë relevante të Policisë dhe Prokuroria Themelore.

Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar autorin e vërtetë dhe për të parandaluar ndonjë dëm të mundshëm që mund t’i shkaktohet viktimës apo familjes së saj.

JU REKOMANDOJMË

Studentë serbë në Novi Sad protestojnë me thirrje shoviniste ndaj Kosovës, shkak incidenti në Mitrovicë të Veriut
Kryesore

Studentë serbë në Novi Sad protestojnë me thirrje shoviniste ndaj Kosovës, shkak incidenti në Mitrovicë të Veriut

25/05/2025 - 18:20
Fatmir Limaj: Me inate, me ego s’ndërtohet shteti, lidership është kur e gjen zgjidhjen
Kryesore

Fatmir Limaj: Me inate, me ego s’ndërtohet shteti, lidership është kur e gjen zgjidhjen

25/05/2025 - 18:02
Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit
Kryesore

Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit

25/05/2025 - 17:44
Ky është zyrtari policor që u arrestua për “Dhunë në familje”
Lajme

Incidenti në veri: Policia transferon zyrtarin policor nga veriu në jug “me qëllim të evitimin të provokimeve të mundshme”

25/05/2025 - 17:10
Daut Haradinaj: E turpshme për këtë qeveri, Policia Kufitare në Kamenicë operon pa armë të gjata e me mjete të dhuruara nga Komuna
Kryesore

Haradinaj: Albin, mos e lë Albulenën në baltë, jepja votat tua edhe asaj

25/05/2025 - 17:02
Policia e Kosovës: Maturantët serbë i provokuan disa në kafene me tre gishtërinj dhe “Kosova, zemër e Serbisë”
Kryesore

Policia e Kosovës: Maturantët serbë i provokuan disa në kafene me tre gishtërinj dhe “Kosova, zemër e Serbisë”

25/05/2025 - 16:57

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

    Ekskluzive: Liridon Osmani përmend me emër anëtarin e familjes Gërbeshi që e kërcënoi i pari përmes telefonit (VIDEO)

    280 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Osmani: E kam ditë që familja Gërbeshi nuk janë burra, burri që është burrë del… (VIDEO)

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “Në moshën 13 vjeçare i vdiq nëna, pastaj edhe babai, punonte për mbijetesë”-Ja si e përshkruante jetën e tij Festim Isufi

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • “M’i jep 20 mijë euro ose ia dërgoj familjes fotot intime të vajzës tënde” – Asistentja e një avokature në Pejë denoncon shantazhin tronditës në Polici

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Deri në 30 gradë, ja kur do të fillojnë temperaturat verore

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë