Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thënë se Albin Kurti, kryetari i VV-së, në bazë të ligjit që e ka miratuar vet nuk ka të drejtë të jetë edhe kryeministër në detyrë, por edhe deputet i Kuvendit të Kosovës.
Në emisionin DPT Fidani të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kurti në aspektin e Kushtetutës së Kosovës ka të drejtë të mbajë dy postet, por sipas tij, ligjin që vet i pari i VV-së e miratoi nuk ka të drejtë.
“Nëse më vet nëse është shkelje e ligjit, po është shkelje e ligjit të cilin e ka miratuar vet. Sepse ligji thotë se çka është papajtueshmëria me qenë deputet, kryeministër dhe ministër, në kundërshtim me ligjin”.
“Po nëse më pyet si jurist, nëse unë do të isha prokuror, unë e shikoj Kushtetutën, tash kur e ke edhe një qeveri, edhe një kuvend që harton një ligj në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, për mua vlen Kushtetuta”.
“Në aspektin kushtetues ka të drejt, por njerëzit që e kanë hartuar atë ligj, që nuk kanë dëgjuar askënd, e kanë sjellë në penall, ku sot mundesh me argumentu se e shkel ligjin, nuk mundem të them se nuk shkelet ligji”, ka thënë Miftaraj.