Ehat Miftaraj ka reaguar pas vendimit të qeverisë që fëmijët dhe pensionistët të marrin nga 100 euro për fundvit.
Në një postim në Facebook, Miftaraj nga KDI thotë se “kur ke qasje në 12 deri 15 miliardë euro, ke mundësi të pakufishme me i shpërbly vllaznit, dajet, familjarët, dostat, shoket dhe shoqet në media me subvencione 100 mijë Euro disa herë”.
Reagimi pa ndërhyrje:
E blen votën 100 Euro per me pas qasje ne nje buxhet prej 12 deri 15 miliardë për katër vite qeverisje.
Kur ke qasje ne 12 deri 15 miliarde Euro, ke mundesi te pakufishme me i shperbly vllaznit, dajet, familjaret, dostat, shoket dhe shoqet ne media me subvencione 100 mije Euro disa here, me pozita ne institucione publike, me ble kritiken me sponzorizime ne fushate, etj etj etj.
100 Euro femija i nje prindi ne rast social qe mbijeton me 200 e ca Euro ne muaj,
100 Euro femija e punetorit ne privat dhe publik me page 300 deri 500 Euro,
100 Euro djali i ministrit, deputetit dhe ambasadorit,
100 Euro djali i milionerit, 100 Euro djali i Oligarkut, e 100 Euro djali i punetorit ne Trepçe.
Sigurisht se kur iu ke nenshtru pushtetit, del e mbron pushtetin, e shan e kritikon opoziten e secilin qe ka mendim ndryshe ose kerkon nje qeveri normale ose nje kryeminister normal.