Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj e Cakolli përjashtojnë mundësinë që deputetë t’i humbin mandatet për shkak të moskonstitumit të Kuvendit – detaje

07/07/2025 - 13:55
në Kryesore, Lajme
A A
Miftaraj e Cakolli përjashtojnë mundësinë që deputetë t’i humbin mandatet për shkak të moskonstitumit të Kuvendit – detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deri më 26 korrik, deputetët e zgjedhur kanë kohë që ta konstituojnë kuvendin sipas një afati të dhënë nga Kushtetuesja. Meqë akoma s’ka ndonjë marrëveshje politike, duket se ky afat do të konsumohet dhe në rast që deri më 26 korrik nuk konstituohet kuvendi, presidentja Osmani ka thënë se mund të këtë pasoja juridike. Sot deputetja Mimoza Kusari- Lila tha se një nga këto pasoja mund të jetë humbja e mandateve të deputetëve. A i rrezikon moskonstituimi i kuvendit mandatet e 120 deputetëve aktualë?

Në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese nuk përmenden pasoja juridike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30 ditor që e caktuan. Kështu thotë Ehat Miftaraj nga IKD. Mirëpo një mundësi e tillë u përmend nga presidentja Vjosa Osmani.

“Ajo çfarë e kam përmendur në këto takime dhe vazhdoj ta them, është që kur diçka është e detyrueshme në aspektin Kushtetues, kjo do të thotë që mos kryerja e këtij detyrimi nuk mbetët pa pasoja. Pra do të ketë pasoja juridike. Nuk është se ne mund të presim që gjykata të thotë mirë pas 30 ditësh vazhdoni njësoj takohuni çdo dy ditë dhe mos bëni asgjë. Nuk pres që do të ketë diçka të tillë. Unë do të planifikoj që në qoftë se nuk ka konstituim të Kuvendit shumë shpejt që t’i drejtohem Gjykatës me kërkesë për sqarim në lidhje me atë se çfarë pas 30 ditësh se duhet të sqarohet se cila është pasoja juridike e moskryerjes së detyrimit kushtetues të konstituimit të Kuvendit pas 30 ditësh, se duhet të ketë pasoja”, tha ajo.

E një pasojë juridike sipas Mimoza Kusari- Lilës mund të jetë marrja e mandateve të deputetëve aktualë dhe zëvendësimi me kandidatët pasues në listat e partive.

“Jemi të vetëdijshëm që pasojat juridike mund të pasojnë pas kalimit të këtij afati, nuk ka ndodhur që në një legjislaturë të merret mandati i të gjithë deputetëve, por janë 120 deptutë të legjislaturës së nëntë të cilëve mund tu merret mandati për t’u përcjellur pastaj me deputetë tjerë që janë në lista. Kjo mendoj që mund të jetë njëra prej pasojave të mundshme”, tha ajo.

Miftaraj tha për Express se moskonstituimi i kuvendit brenda 30 ditëve nuk hyn në kuadër të kritereve ligjore për humbjen e mandatit të deputetit.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka paraparë pasoja juridike në rast të mos konstituimit të Kuvendit brenda 30 ditëve nga publikimi i Aktgjykimit.  Humbja e mandatit të deputetit është i përcaktuar me norma juridike dhe moskonstituimi brenda 30 ditëve nuk hyn në kuadër të kritereve ligjore për humbjen e mandatit”, tha ai.

Njëjtë është shprehur edhe Eugen Cakolli nga KDI. Ai në një bisedë me Gazetën Express tha se marrja e mandateve nuk ka logjikë kushtetuese.

“Edhe pse Gjykata Kushtuese edhe në rastin e fundit me përcaktimin e një afati 30 ditor për përmbylljen e konstituimit është treguar deri diku e paparashikueshme në përmbajtjen e vendimit. Unë mendoj që pasoja e marrjes së mandateve së pari nuk ka logjikë kushtetuese sepse kushtetuta e përcakton qartazi cilat janë rrethanat në të cilat mund të humbasin mandatin deputetët  dhe në rastin aktual pamundësia e zgjedhjes së kryetarit nuk është një prej tyre. Së dyti afati 30 ditor i caktuar nga Kushtetuesja vlen për kuvendin në tërësi si institucion, jo për 120 deputetët sepse në këtë logjikë i bie që nëse i ofrojmë nga 30 ditë të gjithë deputetëve do të kishte parti që për ta konsumuar listën do t’iu duheshin 5 ose 6 raste nga 30 ditë, në rastin e AAK’së e Nismas edhe më shumë. Prandaj besoj që si opsion është i fundit, për të mos thënë që s’hyn fare si mundësi”, tha Cakolli.

Në cilat raste deputetët humbin mandatin?

Neni i 8 i Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit përcakton rrethanat në të cilat deputetëve iu përfundon mandati para kohe:

1.1. nëse deputeti/ja nuk e bën betimin në seancën inauguruese ose në seancën e radhës, në të cilën ai/ ajo fizikisht është në gjendje ta bëjë betimin;

1.2. pas dorëheqjes së tij/saj;

1.3. nëse deputeti/ja bëhet anëtar/e i Qeverisë së Kosovës;

1.4. nëse deputeti/ja bëhet i/e paaftë për ta ushtruar funksionin e tij/saj;

1.5. nëse deputeti/ja për 6 muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në mbledhjet e komisioneve, ku është anëtar/e. Në raste të veçanta, Kuvendi mund të vendosë ndryshe;

1.6. nëse me vendimin e formës së prerë të gjykatës dënohet për vepër penale me vuajtje të dënimit për një ose më shumë vjet burg;

1.7. me vdekjen e tij/saj..

2. Për rastet nga nën-paragrafët 1.4 dhe 1.5. të paragrafit 1 të këtij neni vendimin për përfundimin e mandatit të deputetit e nxjerr Kuvendi, me dy te tretat (2/3) e votave të deputeteve të pranishëm, të cilët votojnë sipas propozimit të Komisionit për Mandate dhe Imunitet.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës
22/03/2026 - 22:06

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Majac të Podujevë. Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se një mashkull është gjetur i vrarë brenda...

Më shumëDetails

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)
22/03/2026 - 22:01

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac të Podujevës, ku një person ka humbur jetën në rrethana tragjike. Viktima dyshohet se është Ilaz Brahimi,...

Më shumëDetails

Vrasja në Podujevë: Kjo dyshohet se është autorja, gjendet e plagosur

“Efektivët e njësive speciale të policisë po dyshohet që flejnë në kontinierë kancerogjen”
22/03/2026 - 21:44

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sonte në Majac të Podujevës. Aty një person e ka humbur jetën, derisa një grua është plagosur. Po ashtu bëhet e ditur se...

Më shumëDetails

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre

“Situata do të agravohet, tensioni mes Kurti e Osmanit – i pashmangshëm”/ Analisti zbulon arsyet e prishjes së raporteve mes tyre
22/03/2026 - 21:39

Analisti politik, Afrim Kasolli, në një intervistë për Gazeta Blic, ka folur për mos kandidimin e Vjosa Osmani për presidente nga VV dhe prishjen e raporteve të saj...

Më shumëDetails

Detaje të reja nga Llapi: Vajza kishte raport me personin që dyshohet se e vrau, gruan e axhës e plagosi

Nxënësi i çon mesazh drejtorit të shkollës në Prizren, kërcënon se do t’i vrasë nxënësit
22/03/2026 - 21:20

Një person është vrarë sonte në fshatin Majac të Podujevës, derisa edhe një grua tjetër është plagosur. Nga detajet e siguruara nga Klan Kosova, vajza dyshohet se kishte...

Më shumëDetails

Këmbësori goditet për vdekje nga vetura në Prizren

Vrasja e rëndë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit
22/03/2026 - 21:14

Një këmbësor i moshës rreth 81-vjeçare është goditur për vdekje nga vetura në Piranë të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i Policisë për rajonin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    548 Shpërndaje
    Shpërndaje 219 Tweet 137
  • Skandali i “Rene Clinic”: Injektonin Botox dhe fillerë ilegalisht – klinika e Jeta Rukiqi Krasniqit operonte edhe me personel të palicencuar

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është i vrari në Majac të Podujevës (Emri)

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë