Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj postimit të ministrit të Buqjësisë Faton Peci, i cili u lëshua në ofendime për oponentët pasi iu zbulua skandali me dhënien e grantit për vëllaun e Fitore Pacolli, deputete e VV-së.
Miftaraj ka thënë se këtë mentalitet të qeverisjes me hajna e ka instaluar Kryeministri Kurti dhe se do të marr vite të riparohet.
“Keta njerez jane aq te poshter sa kur nuk kane pike marre para femijeve dhe familjareve te tyre qe iu dalin hajnite e korrupsioni, per publikun ose pjesen tjeter te shoqerise as qe iu intereson.”
E plotë:
Ne vend qe me i ardh marre qe vjedh e keqperdor parane publike, del edhe shkrun rima.
Pasi ska prokurori e polici qe guxojne me iu hetu e me iu fut ne burg per hajnite e matrapazllaqet e juaja, lirisht merrne edhe tupanin edhe filloni me sha, me ofendu secilin qe ua zbulon hajnite.
Keta njerez jane aq te poshter sa kur nuk kane pike marre para femijeve dhe familjareve te tyre qe iu dalin hajnite e korrupsioni, per publikun ose pjesen tjeter te shoqerise as qe iu intereson.
Kete mentalitet te qeverisjes me hajna qe e ka instalu Albin Kurti ka me marr vite e vite me riparu.