Pas deklaratës së ministres, Rozeta Hajdari, se Prokuroria Speciale s’ka patur të drejtë të marrë dokumente sekrete ka reaguar drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.
Miftaraj në reagimin e tij potencon se ‘Një ministre që thotë se Prokuroria Speciale ska të drejtë të marr dokumente sekrete dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë’
“Në drejtêsinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale. Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje nje qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete” shkruan Miftaraj.
Ai tutje thotë se Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi politike.
Reagimi i plotë:
Një ministre që thotë se Prokuroria Speciale ska të drejtë të marr dokumente sekrete dëshmon nivelin e injorancës së saj dhe atyre që e këshillojnë.
Në drejtêsinë penale mos njohja e ligjit nuk të amniston nga përgjegjësia penale.
Shto faktin se ministria që ajo ka udhëheq dhe qeveria i kanë dhënë qasje nje qytetari (bukëpjekësi) qasje mu në këto dokumente sekrete.
Kosova nuk e meriton që persona të tillë të marrin përgjegjësi të tilla politike dhe është dëshmi e gjallë se sa pak integritet kanë keto institucione.