Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj, për ndarjen e 100 eurove për studentët: Blerje votash, ka studentë që janë milionerë

08/10/2025 - 08:56
në Lajme
A A
Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtori i Institutit për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj ka thënë se qeveria në detyrë nuk ka legjitimitet për të marrë vendime, sikurse bëri në mbledhjen e së martës për ndarjen e nga 100 euro për secilin studentë. Megjithëkëtë, ai tha se edhe nëse qeveria do të ushtronte kompetencat e plota, atëhere do të duhej të bënte një analizë, pasi që ka studentë që janë edhe milionera.

Por gjithë këtë nguti për një vendim të tillë, Miftaraj po e konsideron të jetë bërë për cështje votash, meqenëse këtë të dielë të 12 tetorit do të mbahen zgjedhjet lokale.

“E para, ky vendim i ka në radhë të parë disa probleme qoftë në kuptim të legjitimitetit, qoftë në kuptim të legalitetit. Kemi të bëjmë me një qeveri që, në bazë të një aktgjykimi të Gjykatës Supreme, nuk ka më mandat të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e saj deri në kohën sa shumica e ministrave janë të certifikuar si deputetë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Ai e ka shpjeguar pse ky vendim bie ndesh me ligjet e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, situata e tashme paraqet një konflikt të interesit dhe është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

“Gjykata Supreme ka konstatuar se mbajtja e dy pozitave si deputet, si ministër, apo si kryeministër në detyrë, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe me ligj,” shtoi ai.

Miftaraj ka rikthyer në vëmendje deklarimet e Vetëvendosjes e cila i kritikonte qeveritë e mëhershme për veprimet që merreshin në kohë fushate.

“Nëse marrim për bazë deklarimet e Vetëvendosjes në të kaluarën, kur qeveritë e mëhershme kishin vepruar njësoj, ata e kishin konsideruar si një formë korrupsioni përmes së cilës bëhen përpjekje për të blerë votat e qytetarëve. Kështu që mund të konkludojmë se kemi të bëjmë me një vendim popullist, me karakter elektoral”, deklaroi ai.

Miftaraj shtoi se vendimi nuk bazohet në një analizë reale të nevojave të studentëve.

“Nëse do të kishim një analizë më të mirë dhe një qeveri me legalitet të plotë, atëherë mjetet do të ndaheshin për ata studentë që janë në kushte të rënda ekonomike, e jo në mënyrë të njëtrajtshme për të gjithë. Ka studentë që janë në gjendje të mirë financiare, madje edhe milionerë, të cilët nuk kanë nevojë për këto mjete…Për ata që janë në gjendje të rëndë ekonomike, mund të jetë një lehtësim për disa ditë apo javë, por nuk e zgjidh problemin. Ndërsa për ata që kanë mirëqenie, janë vetëm 100 euro shtesë që mund t’i shpenzojnë sipas dëshirës. Nëse këto mjete do të investoheshin në konvikte, në programe arsimore apo fusha të tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit, do të kishim një efekt të qëndrueshëm. Por ndarja e 100 eurove për të gjithë studentët është vetëm një zgjidhje e përkohshme”, deklaroi Miftaraj për Ekonomia Online-n.

Miftaraj e thekson se ky vendim është për blerje votash.

“Një qeveri që mendon afatgjatë për mirëqenien e qytetarëve merr vendime që rregullojnë probleme në mënyrë të qëndrueshme. Vendime të tilla, ku shpenzohen miliona euro pak para zgjedhjeve, janë më shumë për blerje votash sesa përmirësim real të gjendjes ekonomike,” përfundoi ai.

Kjo nuk është hera e parë që Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentët. Masa e ngjashme ishte zbatuar edhe në vitin 2022, kur ekzekutivi kishte ndarë subvencione të njëjta për studentët, punëtorët dhe pensionistët, si pjesë e pakos për përballimin e krizës ekonomike.

JU REKOMANDOJMË

“Më duhet të shkoj shpejt…”/ Kurti sërish hesht para pyetjeve të gazetarëve, rreth formimit të qeverisë
Kryesore

“Më duhet të shkoj shpejt…”/ Kurti sërish hesht para pyetjeve të gazetarëve, rreth formimit të qeverisë

08/10/2025 - 10:59
Qalaj s’e përjashton mundësinë që Qeveria Kurti po i hakmerret Policisë
Lajme

Qalaj i bindur: Nëse shkojmë në zgjedhje të reja, Vetëvendosje do të pësojë rënie të madhe

08/10/2025 - 10:51
Rexhaj: Ndarja e 100 eurove për studentë, metodë e diktatorëve
Lajme

Rexhaj: Ndarja e 100 eurove për studentë, metodë e diktatorëve

08/10/2025 - 10:49
Zyrtarë të njësive speciale të policisë pjesë e garës në Jordani, shkojnë në finale
Lajme

Zyrtarë të njësive speciale të policisë pjesë e garës në Jordani, shkojnë në finale

08/10/2025 - 10:44
Akuza për kryetarin e Rahovecit Smajl Latifin: 87% e tenderave të komunës së Rahovecit shkojnë jashtë Rahovecit, një pjesë e madhe e tyre në Deçan e Suharekë (VIDEO)
Lajme

Akuza për kryetarin e Rahovecit Smajl Latifin: 87% e tenderave të komunës së Rahovecit shkojnë jashtë Rahovecit, një pjesë e madhe e tyre në Deçan e Suharekë (VIDEO)

08/10/2025 - 10:33
Trump i kërkon Gjykatës Supreme të lejojë shkurtime miliarda dollarëshe të ndihmës së huaj
Lajme

Trump për luftën në Ukrainë: Mendova se do të ishte një nga problemet më të lehta, por …

08/10/2025 - 10:18

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë

    Qeveria e Kosovës ndan nga 100 euro për studentë

    187 Shpërndaje
    Shpërndaje 75 Tweet 47
  • Nis rrënimi i mbindërtimit në banesën e Julit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Vuçiq: S’kemi çfarë të diskutojmë më me SHBA-në për sanksionet ndaj NIS-it

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • “Ti je një fmijaq arrogant” – përplasje e ashpër mes Kadri Rrahimajt të VV-së dhe Qëndron Kastratit të PSD-së

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Kërcet grushti në Emergjencën e Mitrovicës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë