Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miftaraj: Po e shohim një lloj abstenimi të partisë në pushtet, për mos ta marrë pushtetin

21/10/2025 - 08:05
në Lajme
A A
A mund t’ua marrë Kushtetuesja mandatin deputetëve? Sqaron Miftaraj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se po e shohim një lloj abstenimi të partisë në pushtet, për mos ta marrë pushtetin.

“Ne po shohim një lloj abstenimi të partisë në pushtet, për mos me marrë pushtetin, për me i ikë kësaj përgjegjësie, për mos me marrë Qeverinë”, tha Miftaraj.

Ai tha e nuk ka as përpjekje minimaliste për formimin e Qeverisë.

“Duke e ditur gjendjen në të cilën gjendet Kosova, do duhej të gjenin një rrugë për të bërë zgjidhje, kur kanë kaluar disa muaj dhe asgjë nuk funksionon”, u shpreh Miftaraj.

Drejtori i IKD-së përmendi edhe institucionet të cilat janë jofunksionale për shkak të bllokadës institucionale e cila është krijuar.

“Kemi një Qeveri në detyrë në bazë të vendimit të Gjykatës Supreme në kundërshtim me Kushtetutë dhe ligj, kemi një Kuvend që është jofunksional, kemi institucione të pavarura jofunksionale, kemi 1.5 miliard euro në Kuvendin e Kosovës marrëveshje ndërkombëtare të cilat janë duke pritur, plani i rritjes 882 milionë euro… është një afat 2024-2027. Ne ende nuk e kemi ratifiku këtë marrëveshje”, tha ndër të tjera Miftaraj.

Ai tha se nëse kjo marrëveshje ratifikohet tash, mund t’i nxjerrim ndoshta vetëm gjysmën e atyre mjeteve- të tjerat kthehen në Bashkimin Evropian.

Lidhur me këtë, Miftaraj theksoi se këto marrëveshje bilaterale kanë mbetur peng për shkak se Kosova nuk ka Kuvend që do të ratifikonte këto marrëveshje, ku inicimi vjen prej Qeverisë. Tha se partnerët ndërkombëtarë vazhdimisht kërkojnë themelimin e Qeverisë.

“Ka kërkesa të vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtarë që Kosova me themelu Qeverinë, në mënyrë që me pas një partner legjitim për të dërguar përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës”, tha Miftaraj. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Osmani për Darkën e Lamës: Nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kujtesë e lidhjes sonë me rrënjë
Lajme

Osmani për Darkën e Lamës: Nismë e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, kujtesë e lidhjes sonë me rrënjë

21/10/2025 - 10:59
Patenta e re për shoferë në BE – Çfarë do të ndryshojë?
Lajme

Patenta e re për shoferë në BE – Çfarë do të ndryshojë?

21/10/2025 - 10:51
KQZ përmbyll numërimin e votave nga jashtë vendit, në proces është rinumërimi i 5 vendvotimeve dhe votat me kusht
Kryesore

KQZ përmbyll numërimin e votave nga jashtë vendit, në proces është rinumërimi i 5 vendvotimeve dhe votat me kusht

21/10/2025 - 10:43
Zyrtarizohet koalicioni, LDK e NISMA, bëhen bashkë në Fushë-Kosovë
Lajme

Zyrtarizohet koalicioni, LDK e NISMA, bëhen bashkë në Fushë-Kosovë

21/10/2025 - 10:29
Haga i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së
Kryesore

Haga i refuzon dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë: Janë të parëndësishme për rastin e krerëve të UÇK-së

21/10/2025 - 10:25
Trump për marrëveshje me Serbinë? Ish-ministri, Çollaku: Në Kosovë s’ka me kë të negociojë
Lajme

Çollaku: Krejt partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për qeverinë

21/10/2025 - 10:16

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    Xhafer Tahiri lidh koalicion “individual” me VV-në, Sekretariati i Lumir Abdixhikun e kundërshton (Foto/sms)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

    897 Shpërndaje
    Shpërndaje 359 Tweet 224
  • Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, ky është rezultati

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • Përfundon numërimi në Pejë, ky është rezultati

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Numërohen 60% të votave të Diasporës në Prishtinë, Çeku del para Ramës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë