Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

05/07/2025 - 10:40
në Lajme
A A
Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kryeqytetin e Kosovës, dhjetëra mijëra banesa janë të banuara, por pa dokumentin më të rëndësishëm ligjor: certifikatën e përdorimit. Kjo mungesë, që prek mbi 85 për qind të ndërtimeve të larta, i lë banorët në pasiguri juridike.

Që pesë vjet, Besim Shala dhe familja e tij 4-anëtarëshe jetojnë në një banesë në katin e pestë të një ndërtese në lagjen Rruga B në Prishtinë, por, as sot e kësaj dite, ai nuk është pronar ligjor i saj.

Shala e ka blerë banesën në fillim të vitit 2020 për rreth 80 mijë euro dhe ka nënshkruar kontratën me investitorin te noteri.

Përkundër kësaj, emri i tij nuk figuron ende në dokumentacionin zyrtar të pronësisë në komunë.

“Kam kërkuar disa herë nga pronari që banesa të kalojë në emrin tim, por, secilën herë, përgjigjja ka qenë se është në procedurë të marrjes së certifikatës së përdorimit në komunë”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

Arsyeja? Investitori nuk e ka marrë ende certifikatën e përdorimit për ndërtesën, e njohur ndryshe si pranimi teknik.

Ky është një dokument thelbësor që vërteton se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen ndërtimore dhe se i plotëson kushtet për banim të sigurt – duke përfshirë funksionimin e rregullt të instalimeve elektrike, ujësjellësit, ngrohjes dhe ventilimit.

Rasti i Shalës nuk është i izoluar. Në Prishtinë, rreth 85 për qind e ndërtesave të larta nuk e kanë certifikatën e përdorimit.

Sipas Zyrës Kombëtare të Auditimit, gjatë viteve 2017-2021 janë dhënë vetëm 46 certifikata përdorimi për mbi 300 ndërtime të larta.

“Vetëm 15 për qind e lejeve të lëshuara për ndërtim gjatë kësaj periudhe janë pajisur me certifikatë të përdorimit”, thuhet në raportin “Efikasiteti dhe efektiviteti në procesin e ndërtimeve të larta në Komunën e Prishtinës”, i cili është publikuar në muajin mars nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Raporti thekson se pa certifikatën e përdorimit, ndërtesat nuk konsiderohen të sigurta për banorët, nuk i plotësojnë standardet ligjore për jetesë dhe nuk u japin qytetarëve të drejtën e plotë ligjore mbi pronën.

Për lejet e ndërtimit të lëshuara në vitet 2022–2023, raporti shpjegon se ato nuk janë përfshirë në analizë, pasi ndërtimet nuk kanë përfunduar ende dhe nuk mund të vlerësohen.

Ndërkohë, në periudhën 2014-2023, Komuna e Prishtinës ka lëshuar gjithsej 1.601 leje ndërtimore, por vetëm 147 prej tyre kanë përfunduar me certifikatë të përdorimit.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) të dhëna për situatën e certifikatave të përdorimit të banesave në të gjitha komunat e Kosovës.

Në përgjigje, ministria ka thënë se nuk posedon statistika specifike, pasi ndërtimet e kësaj kategorie janë kompetencë ekskluzive e vetë komunave.

Por, në një paraqitje para Kuvendit të Kosovës në fund të vitit 2022, ministri Liburn Aliu ka thënë se mbi 75 për qind e ndërtesave në të gjithë vendin janë ndërtuar pa leje ndërtimi dhe, rrjedhimisht, pa certifikata të përdorimit.

“Në gjithë Kosovën, mbi 352.000 objekte janë pa leje, ndërsa vetëm në Prishtinë ka rreth 46.000 ndërtesa të tilla”, ka thënë atëkohë Aliu.

Radio Evropa e Lirë ka kërkuar të dhëna edhe prej disa komunave më të mëdha të Kosovës – Gjakova, Ferizaj, Peja, Mitrovica e Jugut, Gjilani dhe Prizreni – për numrin e lejeve ndërtimore dhe certifikatave të përdorimit të lëshuara gjatë periudhës 2017-2021, por asnjëra nga to nuk ka kthyer përgjigje.

Driton Tafallari, ish-këshilltar në Ministrinë e Mjedisit, thotë se mungesa e certifikatave të përdorimit është problem i përhapur në pothuajse të gjitha komunat e Kosovës.

Ai thotë se situata është edhe më shqetësuese në komunat e mëdha, ku ndërtimet janë më të shumta dhe më intensive.

JU REKOMANDOJMË

Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris
Kuriozitete

Pas 100 vitesh hapet sërish një lum për not në Paris

05/07/2025 - 15:27
Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku
Lajme

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

05/07/2025 - 15:22
Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria
Lajme

Qalaj: Duhej të evakuohej edhe Qeveria

05/07/2025 - 14:57
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Alarmi në Kuvend ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike
Kryesore

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë: Alarmi në Kuvend ishte i rrejshëm, po e hetojmë telefonuesin që foli anglisht me theks të shteteve jo mike

05/07/2025 - 14:41
Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse
Lajme

Kajtazi e quan inskenim alarmin e sotëm në Kuvend, jep tri arsye pse

05/07/2025 - 14:26
Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme
Lajme

Deliu: Ftesa për seancë në orën 20:00 është e çuditshme

05/07/2025 - 14:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    174 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Këto janë 8 institucionet shëndetësore private që Inspektorati i mbylli në mungesë të licencave (VIDEO)

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë