Milan ka regjistruar barazimin e dytë radhazi dhe të tetin këtë edicion në Serie A.
“Rosonerët” barazuan 1:1 në udhëtim ndaj Bolognas në kuadër të javës së 30-të në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta Express.
Sansone kaloi vendasit në epërsi qysh në minutën e parë të ndeshjes.
Pobega barazoi për Milanin në minutën e 40-të, por kaq mundi të bënte kampioni në fuqi i Italisë sot.
Me këtë barazim, Milan shkon në kuotën e 53 pikëve në vendin e katërt, dy më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak.
Në anën tjetër, Bologna mbetet e teta me 44 pikë gjithsej. /Gazeta













