Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miliona euro import e eksport: Cili është bilanci tregtar i Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë

08/05/2025 - 08:11
në Ekonomi, Lajme
A A
Miliona euro import e eksport: Cili është bilanci tregtar i Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, sipas Doganës së Kosovës, vlera e eksporteve nga Shqipëria arriti në 29.2 milionë euro, ndërsa importet shënuan 86.48 milionë euro. Kurse, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 51.7 milionë euro dhe ka eksportuar 10.6 milionë euro.

Ekonomia e Kosovës vazhdon të përballet me një disbalancë në tregtinë e jashtme, ku importet vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm eksportet, sipas të dhënave për vitin 2025.

Deficit i lartë është shënuar edhe në vlerat e këmbimeve tregtare me vendet fqinje, prej të cilave importojmë dukshëm më shumë sesa arrijmë të eksportojmë.

Sipas të dhënave zyrtare për tremujorin e parë të vitit, Kosova ka eksportuar produkte në vlerë prej 191.7 milionë euro në total, ndërkohë që importet kanë arritur vlerën e 1 miliardë e 591 milionë euro.

Kjo përkthehet në një deficit tregtar prej 1 miliard e 399 milionë euro, duke shënuar një nga nivelet më të larta ndonjëherë të deficitit tregtar të vendit në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024 – kur eksportet kapnin vlerën e 200 milionë eurove dhe importet ishin 1.361 miliardë euro – deficiti tregtar është thelluar ndjeshëm në vitin 2025, si në vlerë absolute ashtu edhe në raport të përqindjesh.

Një pjesë e madhe e rritjes së importeve i atribuohet produkteve të importuara nga Serbia.

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, Kosova ka importuar mallra nga Serbia në vlerë prej 51.7 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej mbi 100 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024, kur shifra ishte rreth 26 milionë euro më e ulët.

Këto të dhëna tregojnë një rikthim të bujshëm të aktivitetit tregtar me Serbinë, pas një periudhe të reduktuar shkëmbimesh si pasojë e barrierave të përkohshme.

Në anën tjetër, eksportet e Kosovës drejt Serbisë mbeten modeste në vlerë, duke u kufizuar në 10.6 milionë euro, gjë që e përforcon më tej disbalancën kronike tregtare me këtë shtet.

Raportet tregtare me shtetet e tjera të rajonit paraqesin po ashtu një situatë jo të favorshme për Kosovën, ku importet tejkalojnë ndjeshëm eksportet në shumicën e rasteve.

Shqipëria: Kosova ka eksportuar 29.2 milionë euro, ndërkohë që ka importuar 86.48 milionë euro, duke rezultuar në një deficit prej mbi 57 milionë euro.

Maqedonia e Veriut: Me eksporte në vlerë 30.9 milionë euro dhe importe që arrijnë 112.3 milionë euro, marrëdhëniet tregtare me këtë shtetet janë të dominuara sërish nga importet, duke thelluar deficitin.

Mali i Zi përbën një përjashtim të rrallë, ku Kosova ka arritur një suficit tregtar modest. Eksportet drejt këtij shteti janë 10.9 milionë euro, ndërsa importet vetëm 4.7 milionë euro.

Tregtia e Jashtme e Kosovës me shtetet fqinje

Shteti Eksport Import

Serbia 10.6 milionë € 51.7 milionë €

Shqipëria 29.2 milionë € 86.48 milionë €

Mali i Zi 10.9 milionë € 4.7 milionë €

Maqedonia e Veriut 30.9 milionë € 112.3 milionë €

Edhe të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21,8% në muajin mars 2025, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2024, gjegjësisht në vlerë prej 535,7 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 439,7 milionë eurosh në vitin 2024.

Eksporti i mallrave në muajin mars 2025 kishte vlerën 74,7 milionë euro, ndërsa importi 610,5 milionë euro, që është një rënie prej (-7,2%) për eksport, si dhe një rritje prej 17,3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 25,9 milion Euro, ose rreth 34,8% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-15,8%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (10,8%), Holanda (3,3%), Italia (3,3), etj.

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s

Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 33,5 milion Euro, ose 44,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 3,3%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (15,8%), Shqipëria (14,7%), Mali i Zi (6,6%), Serbia (5,9%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 15,3 milion Euro, ose 20,5%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,1%) dhe SHBA (3,0%).

Importet nga vendet e CEFTA-s

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 101,5 milion Euro, ose 16,6% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 51,1%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (6,5%), Shqipëria (5,1%), Serbia (3,7%).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 249,0 milion Euro, ose 40,8% e importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-1,1%). Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (12,6%), Italia (5,5%), Polonia (3,2%), etj.

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës

Importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 259,9 milion Euro, ose 42,6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (14,0%) dhe Kina (12,0%)./Monitor/

JU REKOMANDOJMË

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”

Çudit Haxhiu: “Francezët donin ta ndërtonin murin në Mitrovicë, unë i ndalova”
19/03/2026 - 23:41

Në “Pressing” të T7, po diskutohet për zhvillimet e fundit në Kosovë. Teksa po debatonte gazetari Baton Haxhiu me analistin Nexhmedin Spahiu, gazetari Haxhiu th ase po detyrohet...

Më shumëDetails

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze

Baton Haxhiu: Në vitin 2000, e kam ndal murin e Mitrovicës – ishte gati të ndërtohej nga ushtria franceze
19/03/2026 - 22:42

Baton Haxhiu, analist në Pressing, ka folur në lidhje me zhvillimet politike në Kosovë. Në një moment, Haxhiu u rikthye në historinë e para gati tri dekadave. banner...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt

Ambasadori britanik shkon në veri për të takuar Listën Serbe, thotë se ishin konstruktivë për Ligjin për të Huajt
19/03/2026 - 22:38

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka zhvilluar sot një seri takimesh në Mitrovica e Veriut, të cilat i ka cilësuar si konstruktive dhe me...

Më shumëDetails

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan

Ish-këshilltari i Trumpit: Ka pasur diskutime për largimin e trupave amerikane në Ballkan
19/03/2026 - 22:20

John Bollton, ish-këshilltar i sigurisë së Donald Trumpit gjatë presidencës së parë, ka folur në lidhje me zhvillimet politike ndërkombëtare. Bolton ka pasur një pikëpamje goxha pesimiste për...

Më shumëDetails

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice

Trump i kërkon Japonisë ndihmë kundër Iranit: 90% e naftës tuaj kalon përmes asaj ngushtice
19/03/2026 - 21:58

Donald Trump ka kërkuar nga Japoni që të ndihmojë në sigurimin e Ngushtica e Hormuzit, duke theksuar se mbi 90% e naftës së Japonisë kalon përmes kësaj rruge...

Më shumëDetails

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi

Haxhiu për Kurtin: Ky njeri nuk e di çka është kompromisi
19/03/2026 - 21:45

Analisti Baton Haxhiu vlerëson se “Kurti nuk e di çka është kompromisi dhe e do fitoren e madhe ku i kontrollon të gjithë”.Ai në Pressing tha: “Ky normalitet...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, ky është viktima e katërt

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Fabrika gjigante “Loni Dekor” hap vende të reja pune, shpall konkurs për dy pozita

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Stacioni i Autobusëve në Skenderaj hap 10 vende të lira pune

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Gjykata i cakton 30 ditë paraburgim policit Fatmir Uka, i arrestuar në skandalin e publikuar nga Veriu.info

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë