Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Milionat e BE-së, Marta Kos tërheq vërejtjen për Kosovën e Bosnjën: Ende s’kanë nisur të miratojnë reformat

21/11/2025 - 11:16
në Lajme
A A
Milionat e BE-së, Marta Kos tërheq vërejtjen për Kosovën e Bosnjën: Ende s’kanë nisur të miratojnë reformat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, ka tërhequr vërejtjen për dy nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor që ende s’kanë nisur miratimin apo zbatimin e reformave në kuadër të Planit të Rritjes.

Kos kishte fjalën për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, të cilat janë të vetmet në rajon që ende s’kanë përfituar nga paketa miliardëshe e Bashkimit Europian për rajonin, raporton Gazeta Express.

Arsyeja pse Kosova ende s’ka përfituar milionat nga Plani i Rritjes është mungesa e institucioneve.

“Kemi mbushur dy vjet që nga fillimi i zbatimit të Plani i Rritjes. Dy vite nga katër gjithsej. Pra, jemi në pushimin mes dy pjesëve, të parës që sapo mbaroi dhe të dytës që sapo filloi. Dhe tani është momenti i duhur për të bashkëbiseduar. Kemi mjaft për të festuar, por, në të njëjtën kohë duhet të jemi të sinqertë që dy nga gjashtë vendet e rajonit ende nuk kanë filluar të miratojnë reformat apo zbatimin”, tha Kos në samitin në Tiranë.

Ndërkaq, ajo tha se dy performuesit më të mirë kanë miratuar rreth 50% të reformave të dakordësuara.

Kos iu referua Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Në këtë samit nga Kosova po merr pjesë kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kos tha se ky samit shërben për të bërë një vlerësim të ecurisë për të parë se çka ka ecur mirë me Ballkanin Perëndimor dhe për të parë se ku mund të investohet në pjesën e dytë të Planit të Rritjes dhe se “ku mund të bëjmë më shumë”.

“Shumë dyer të tjera do të hapen. Dhe shtëpia juaj, Europa po ju pret. Ju jeni pjesë e Europës, ne thjesht duhet ta bëjmë këtë gjë edhe në formë institucionale. Pra, që ju të bëheni shtet anëtar i BE-së”.

JU REKOMANDOJMË

Simpatizanti i njohur i VV’së zhgënjehet: Albini ma vodhi shpresën, jam në depresion politik
Lajme

Simpatizanti i njohur i VV’së zhgënjehet: Albini ma vodhi shpresën, jam në depresion politik

21/11/2025 - 11:09
Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor
Kryesore

Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor

21/11/2025 - 10:49
Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në
Lajme

Krasniqi: Osmani po tenton të sigurojë mandatin e dytë, duke ndihmuar haptas dhe paturpësisht VV-në

21/11/2025 - 10:40
Reshje bore në Angli, mbi 100 shkolla të mbyllura dhe mijëra banesa pa energji
Lajme

Reshje bore në Angli, mbi 100 shkolla të mbyllura dhe mijëra banesa pa energji

21/11/2025 - 10:22
“Nëse i shkojnë Policia, mbrojtja e afërt nuk guxon me i pengu”, Ramadani: E pashmangshme paraqitja e Kurtit në Prokurori
Lajme

Ramadani: Eshtë koha që të gjitha mendjet e kthjellëta të angazhohen përndryshe Kosova nuk del nga kriza!

21/11/2025 - 10:18
Brenda 48 orësh niveli i ujit në Badovc rritet për 1.3 metra, në Batllavë 1.4 – ujësjellësi: Pritet normalizimi i furnizimit me ujë
Lajme

Brenda 48 orësh niveli i ujit në Badovc rritet për 1.3 metra, në Batllavë 1.4 – ujësjellësi: Pritet normalizimi i furnizimit me ujë

21/11/2025 - 10:17

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Deputeti i VV-së kundër financimit nga Qeveria për DokuFestin, Anibarin dhe Paradën e Krenarisë: E tmerrshme, e papranueshme

    Me kë do të bëjë koalicion parazgjedhor? Eman Rrahmani jep detaje nga takimet me partitë politike

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • U.d. Kryeprokurori i Shtetit shkarkohet në mënyrë të jashtëligjshme

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Iu vihet “dryni” lokaleve “të të fortëve të Veriut”, Sindikat e Parliament mbyllen nga Inspektorati

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Pas shpalljes së zgjedhjeve, Prattipati në zyrë te Osmani, Presidenca jep detaje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Abdixhiku njofton: Festim Kabashi aderon në LDK

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë