Edhe pse sot shënon data 9 prill, minatorët e minierës së Trepçës nuk i kanë marrë ende pagat e tyre, shkruan Mitropol.
Pagat minatorëve zakonisht duhet tu ekzekutohen nga data 1 deri më 10, mirëpo këtë muaj ata ende nuk i kanë marrë rrogat e tyre.
Kjo u bë e ditur për “Mitropol” nga një prej minatorëve të minierës së Trepçës.
Sot është ditë pushimi për shkak të “Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës” ndërsa nesër është ditë pushimi për shkak të “Festës së Fitër Bajramit”, dhe si rrjedhojë festa e Bajramit i gjen pa paga minatorët e Trepçës.
Përndryshe kjo nuk është hera e parë që minatorëve të Trepçës u vonohet ekzekutimi i pagave. Tash e një kohë ata janë duke pasur në vazhdimësi probleme me pagat.