Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministi Fikrim Damka ia konfirmon mbështetjen Kurtit për mandatin e tretë

03/04/2025 - 11:16
në Kryesore, Lajme
A A
Ministi Fikrim Damka ia konfirmon mbështetjen Kurtit për mandatin e tretë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në kuadër të konsultimeve për formimin e qeverisë së re, sot është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Turke të Kosovës, ministrin Fikrim Damka.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, priti sot në takim ministrin e Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, njëherësh Kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), bashkë me Kryetarin e Komunës së Mamushës, Abdülhadi Krasniç, që gjithashtu mban pozitën e nënkryetarit të KDTP-së.”

ZKM thotë se ata kanë shprehur vullnetin dhe gatishmërinë që bashkëpunimin ta vazhdojnë edhe në legjislaturën në vijim.

“Bashkë diskutuan për hapat përpara për formimin e institucioneve të legjislaturës së 9-të të dalë nga zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kryeministri Kurti falënderoi z. Damka për punën si ministër i kabinetit në këtë mandat të plotë të qeverisë dhe për bashkëpunimin e afërt si në qeveri ashtu edhe në kuvend. Të dyja palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë që ky bashkëpunim i frytshëm të vazhdojë edhe në legjislaturën në vijim.”

ZKM ka thënë se Kurti do të vazhdojë takimet me përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend.

“Ky takim u mbajt në kuadër të konsultimeve me partitë politike të komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Përgjatë ditës kryeministri do të zhvillojë takime edhe me drejtues dhe përfaqësues tjerë të partive të komuniteteve joshumicë që kanë fituar mandat të përfaqësimit në kuvend.”

JU REKOMANDOJMË

Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re
08/04/2026 - 15:56

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se në seancën e Kuvendit të Kosovës të premten do të trajtohen katër marrëveshje ndërkombëtare që...

Më shumëDetails

Ngushtica e Hormuzit: Cilat anije po kalojnë të parat?

Dy anije kaluan Ngushticën e Hormuzit që nga armëpushimi, qindra të tjera mbeten të bllokuara
08/04/2026 - 15:52

Quhet Daytona Beach, është një anije transporti mallrash të thjeshta (bulk carrier) me flamur liberian dhe rreth orës 10 të mëngjesit, kaloi përmes Ngushticës së Hormuzit. Në hartën...

Më shumëDetails

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare

Të premten seanca e radhës, temë thelbësore katër marrëveshjet ndërkombëtare
08/04/2026 - 15:42

Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë , duke thënë se seanca e radhës do të mbahet të premten. Ai, ka thënë...

Më shumëDetails

Emisarja britanike në Beograd, me Macut flet për dialogun Kosovë-Serbi, me Gjuriq për dialogun strategjik MB-Serbi

Emisarja britanike në Beograd, me Macut flet për dialogun Kosovë-Serbi, me Gjuriq për dialogun strategjik MB-Serbi
08/04/2026 - 15:38

E dërguara e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, ka qëndruar në Serbi për vizitë ku është takuar me krerët e këtij shteti. Në takimin që...

Më shumëDetails

Reporterët pa Kufij dhe organizatat e tjera: Qeveria e Kosovës të ndalë erozionin e lirisë së mediave, Vetëvendosje i dobësoi disa standarde

Reporterët pa Kufij dhe organizatat e tjera: Qeveria e Kosovës të ndalë erozionin e lirisë së mediave, Vetëvendosje i dobësoi disa standarde
08/04/2026 - 15:36

Reporterët pa Kufij bashkë me një numër të madh të organizatave ndërkombëtare të cilat mbrojnë lirinë e medias dhe gazetarëve kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që drejtohet...

Më shumëDetails

Ekstradohen dy persona që kishin ‘karton të kuq’ nga Interpol, njëri për në Kosovë dhe tjetri nga Kosova për në Shqipëri

Ekstradohen dy persona që kishin ‘karton të kuq’  nga Interpol, njëri për në Kosovë dhe tjetri nga Kosova për në Shqipëri
08/04/2026 - 15:27

Policia e Kosovës tha se kanë realizuar me sukses dy ekstradime të personave të kërkuar nga drejtësia, të shpallur në kërkim ndërkombëtar me karton të kuq (red notice)...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    Rusia dhe Kina vënë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për votën mbi Ngushticën e Hormuzit

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • BIK njofton se ka ndërruar jetë një imam kosovar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Vjen një paralajmërim befasues për çmimet e naftës: Do të jenë të larta edhe pas mbarimit të luftës

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë