Mëngjesit e sotëm u raportua se Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka është ndaluar për 48 orë, pasi dyshohet dje ka sulmuar fizikisht dy persona.
Ai së bashku me dy persona të tjerë, kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare.
Dy prej tyre, Damka dhe një person tjetër janë dërguar në mbajtje, kurse personi i tretë është liruar. Mediat raportuan se personi i dyte, është i biri i ministrit.
Kështu thuhet në raportin e policisë për këtë rast.
Ngjarja sipas këtij raporti, ka ndodhur dje në Prizren në orën 18:00.
“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit kanë kanosur dhe sulmuar viktimën femër kosovare. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt”.
Damka është kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, e cila ka garuar në zgjedhjet parlamentare. Ai dyshohet se ka sulmuar një kandidate nga Partia Turke e Lëvizjes Novatore.