Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministri kroat: Kroacia është e gatshme të blejë Industrinë Serbe të Naftës

09/10/2025 - 13:21
në Lajme
A A
Ministri kroat: Kroacia është e gatshme të blejë Industrinë Serbe të Naftës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nëse kjo është zgjidhja, Kroacia është gati të blejë Industrinë e Naftës të Serbisë (NIS) dhe ne e kemi dorën të shtrirë, tha të enjten Ministri i Ekonomisë, Ante Shushnjar, duke komentuar vendosjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj kompanisë serbe në pronësi ruse.

Ai hodhi poshtë pretendimet se ky zhvillim kërcënon pozicionin e Kroacisë në negociatat me MOL për furnizimin e Hungarisë dhe Sllovakisë me sasi të mjaftueshme nafte.

”Jo, jo, sepse Republika e Kroacisë, Bashkimi Evropian dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po paralajmërojnë se nafta ruse nuk duhet të importohet. Si një partner besnik i NATO-s dhe BE-së, ne kemi investuar burime të konsiderueshme në infrastrukturën tonë. Ne jemi të gatshëm të furnizojmë sasi të mjaftueshme nafte në Hungari, Sllovaki dhe Serbi kur rrethanat dhe kushtet gjeopolitike ta lejojnë”, shpjegoi ai.

Ministri iu referua gjithashtu planeve të Republikës së Kroacisë për blerjen e mundshme të NIS, duke theksuar se vendi është gati për një veprim të tillë.

“Dora jonë është e shtrirë, nëse kjo është zgjidhja, ne jemi të gatshëm edhe për atë opsion në mënyrë që të sigurojmë vazhdimësinë e biznesit të JANAF dhe të mbrojmë interesat e kompanisë, e cila ka qenë e lidhur ngushtë me NIS për 40 vjet”, tha ai.

Kjo, theksoi ai, do ta lehtësonte ndjeshëm pozicionin e Serbisë dhe Kroacisë.

“Do të paraqes gjithashtu informacion në lidhje me faktin se 20 përqind e tregut të derivateve në BeH furnizohet nga rafineria në Pançevë. Kjo është një sfidë shtesë për Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe deri në fund të muajit presim përfundimin e modernizimit të rafinerisë në Rijekë, gjë që do të rriste kapacitetet, në mënyrë që të mund ta ndihmonim Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe pjesërisht edhe Serbinë, shtoi Shushnjar, siç raporton HRT.

JU REKOMANDOJMË

“Mbi 100 familje pa pagë të plotë” – Punëtori ngre dyshime për keqpërdorime në Prishtina Parkingun e Përparim Ramës
Lajme

“Mbi 100 familje pa pagë të plotë” – Punëtori ngre dyshime për keqpërdorime në Prishtina Parkingun e Përparim Ramës

09/10/2025 - 17:48
Osmani thoshte “Kuvendi s’mund të bllokohet për një nënkryetar”, Kushtetuesja thotë se s’konstituuohet edhe pa të
Kryesore

Osmani: Serbia po tenton të blejë vota në Kosovë, trimërohet sepse nuk ndëshkohet

09/10/2025 - 17:36
Hyrje e dalje në veturë, kontrolle të detajuara- Pamje nga arrestimi i Fatmir Shehollit këtë mëngjes
Lajme

Hyrje e dalje në veturë, kontrolle të detajuara- Pamje nga arrestimi i Fatmir Shehollit këtë mëngjes

09/10/2025 - 17:16
Ku do të shpenzohet buxheti për vitin e ardhshëm?
Kryesore

Hapet aplikimi për studentët që përfitojnë nga ‘ndihma’ e Qeverisë

09/10/2025 - 16:47
Mblidhet policia, gati plani për zgjedhjet e 12 tetorit
Lajme

Mblidhet policia, gati plani për zgjedhjet e 12 tetorit

09/10/2025 - 16:42
Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash
Lajme

Shpenzimet qeveritare para zgjedhjeve nxisin debat për blerje votash

09/10/2025 - 16:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

    Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

    236 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Komunikata nr. 28 e UÇK-së: Si u vra babai i Fatmir Shehollit më 1997

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Dosja për spiunazh: Ja pse Sheholli përmendej në shënimet e spiunit të dyshuar të BIA-s

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • SHBA-ja ia bën të vështirë jetën Vuçiqit, futen në fuqi sanksionet ndaj Serbisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kush është Fatmir Sheholli, ish-pjesëtari i UDB-së që u arrestua për spiunazh

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë