Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministri Maqedonci i shkruan letër Kurtit: Nuk e nënshkruaj tenderin për ushqim

14/10/2024 - 09:20
në Kryesore, Lajme
A A
Ministri Maqedonci i shkruan letër Kurtit: Nuk e nënshkruaj tenderin për ushqim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk e ka ndërmend ta nënshkruaj tenderin për ushqim, të cilin zëvendësi i tij, Shemsi Syla, e kishte klasifikuar si konfidencial.

Gazeta Nacionale ka mësuar se vendimin e tij që këtë tender me shumë probleme të mos e nënshkruaj, ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ia ka transmetuar edhe kryeministrit Kurti.

Burimet e Nacionales brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se kryeministri Kurti sot ka pranuar një letër nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Sipas burimeve nga Qeveria, në këtë letër, Maqedonci ia ka përmendur kryeministrit Kurti të gjitha problemet që ka në vete tenderi për ushqim i cili i ishte dhënë kompanisë “Hajdini”.

“Në letër ministri e informon kryeministrin se nuk do ta nënshkruaj tenderin. Ministri i ka përmendur të gjitha problemet që ka ky tender”, ka thënë ky burim nga Zyra e Kryeministrit për Nacionalen.

Nacionale ka mësuar se në mesin e problemeve të përmendura, është edhe fakti se kompania Bylmeti, e cila ishte përfshirë në tender nga Hajdini, e ka mohuar të ketë qenë e interesuar për këtë tender.

Madje, kompania Bylmeti kishte kërkuar anulimin e tenderit, duke e akuzuar Hajdinin për përfshirje të paautorizuar në tenderin me vlerë 2.1 milionë euro.
Për këtë, kishte raportuar edhe Klan Kosova pak ditë më parë.

Në fakt, me faktin se zv/ministri Shemsi Syla kishte tentuar ta bëjë sekret këtë tender, me paralajmërimet për padi nga Bylmeti, tashmë ministri Maqedonci i ka dalur kundër eksponentëve të VV-së në ministri, dhe nuk do ta nënshkruajë tenderin.

Këtë e la të kuptohet edhe me një postim në rrjetin social facebook vetë ministri Maqedonci. Ai bëri të ditur se tash janë në pritje të përfundimit të procedurave për rekrutimin e kuzhinierëve.

“Për të adresuar këto sfida të përsëritura, unë, së bashku me Komandantin e FSK-së, kemi kërkuar që strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës të ndërmarrin hapat e duhur dhe të nevojshëm për të zgjidhur sfidat lidhur me furnizimin dhe shërbimin ushqimor për personelin e FSK-së. Përmes këtyre veprimeve, synojmë të minimizojmë ndikimet negative në furnizim dhe shërbim, duke garantuar që situata të tilla të mos prekin më efektivitetin e përgjithshëm dhe performancën operacionale të personelit të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.

“Jemi të vetëdijshëm se aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi kërkojnë afate të caktuara kohore për procesin e rekrutimit të personelit profesional për kuzhinat e FSK-së. Megjithatë, do të zbatojmë me përpikëri të gjitha procedurat ligjore të prokurimit për furnizimin me ushqim në kazermat e FSK-së. Pas hapjes së konkursit për rekrutimin e personelit të stafit të kuzhinave që e kemi bërë me datën 10 tetor, do të vazhdojmë të ndjekim hapat e nevojshëm për të siguruar që ky proces të përfundojë me sukses deri në finalizimin e plotë të rekrutimit të personelit civil të specializuar, i cili do të integrohet në kuadër të FSK-së”, shkroi ai.

Ministri Maqedonci edhe në raportimin e tij në Komisionin për Siguri e pranoi se tenderi ka pasur shumë probleme, dhe e konfirmoi se tenderi ishte klasifikuar. Ai i la të hapura edhe mospajtimet me zv/ministrin Shemsi Syla.

Ditë më parë komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, i shkroi letër Maqedoncit duke paralajmëruar pezullimin e të gjitha aktiviteteve, si rezultat i rrezikut të helmimit.

JU REKOMANDOJMË

Osmani uron Macronin për pavarësi: Kosova feston miqësinë e palëkundur me Francën
Lajme

Osmani uron Macronin për pavarësi: Kosova feston miqësinë e palëkundur me Francën

14/07/2025 - 12:38
Sot vazhdon gjykimi në rastin e Liridona Ademajt, pritet të dëshmojë vëllai i saj
Lajme

Leonard Ademaj kërkon dënim maksimal për Murselin e të tjerët: Populli ua ka dhënë

14/07/2025 - 12:07
Dëshmia e Leonardit për vrasjen e motrës së tij: Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë – ‘Kam problem me zemër’, nuk pranoi ta shihte trupin e Liridonës
Lajme

“E kena marrë vesh që Naimi e ka tradhtu Liridonën”, përballen Naim Murseli e Leonard Ademaj

14/07/2025 - 11:49
Kryeziu: Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese shndërrohen në ligje detyruese
Kryesore

Kryeziu: Grenell është i pasaktë, Osmani e tha të vërtetën – ky njeri e informoi Trumpin për kërcënimin ndaj Kosovës

14/07/2025 - 11:23
Koci: Disa policë të Kosovës përmenden si dëshmitarë nga Serbia në rastin e Arbnor Spahiut
Lajme

Arianit Koci fton qytetarët: A jeni për protestë të dielën?

14/07/2025 - 11:11
Dëshmia e Leonardit për vrasjen e motrës së tij: Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë – ‘Kam problem me zemër’, nuk pranoi ta shihte trupin e Liridonës
Kryesore

Leonard Ademaj: Fëmijët treguan se Naimi e mbajti për dore Liridonën në momentin e vrasjes

14/07/2025 - 10:46

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump

    Grenell e demanton Vjosa Osmanin: Turp për ty, manipulove fjalët e Donald Trump

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • I përkeqësohet gjendja të plagosurit me armë në Gojbulë të Vushtrrisë, punonte si roje objekti në një pronë të familjes Gerbeshi

    272 Shpërndaje
    Shpërndaje 109 Tweet 68
  • I plagosuri në Vushtrri ishte rojtar objekti, shumë policë po kryejnë hetime (FOTO)

    235 Shpërndaje
    Shpërndaje 94 Tweet 59
  • Tentim vrasje në Vushtrri – Vazhdojnë kërkimet për autorin, bastisje në disa lokacione e mbledhje provash në Gojbulë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Shitet hoteli “Relax” në Ulqin

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë