Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria e Mbrojtjes i jep tender kompanisë të afërt me biznesmenin e dënuar për mashtrim – tejkalohet edhe vlera e parashikuar për afro 60 mijë euro

23/08/2025 - 16:14
në Kryesore, Lajme
A A
Ministria e Mbrojtjes i jep tender kompanisë të afërt me biznesmenin e dënuar për mashtrim – tejkalohet edhe vlera e parashikuar për afro 60 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Mbrojtjes ka shpërblyer me kontratë kompaninë Sodex Group SH.P.K. Tenderi është dhënë për furnizim me veshmbathje dhe pajisje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Kompania fituese, është e afërt me biznesmenin Armend Selimi, i dënuar para disa vitesh për mashtrim. Sodex Group është në pronësi të familjarëve të Astrit Pirës, i cili kishte qenë aksionar bashkë me Selimin në kompaninë “Friends”.

Gazeta Insajderi

Ministria që udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ka nënshkruar sot kontratën për “Furnizim me veshmbathje dhe pajisje për PU (SUFSK1001) për nevojat e FSK-së.

Ky tender fillimisht ishte parashikuar në vlerën prej 217 mijë euro, por që më pas u lidh në vlerë mbi 275 mijë euro.

Kështu Ministria e Mbrojtjes do të harxhojë më shumë nga buxheti, rreth 58,649.70 euro më shumë sesa vlera e parashikuar.

Sodex Group SH.P.K., tashmë është përfitues i kësaj kontrate, që do të zgjasë 3 vite ose 36 muaj.

Kjo kompani është në pronësi të Zaide Pira, bashkëshortes se biznesmenit Astrit Pira, i njohur për problemet me ligjin.

Kush është Sodex Group SH.P.K?

Kompania “Sodex Group” është në pronësi të familjes së biznesmenit Astrit Pira, i cili kishte qenë aksionar bashkë me Armend Selimin në kompaninë “Friends”.

E kaluara e këtyre dy biznesmenëve lidhet me dyshimet për korrupsion me furnizimin e armëve.

Selimi ishte arrestuar në tetor të vitit 2011 nën dyshimin për korrupsion në tenderin e furnizimit me armë. Prokuroria Speciale në janar të vitit 2015 ngriti aktakuzë ndaj tyre dhe dy zyrtarëve policorë dhe një zyrtari të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në maj të vitit 2015, aktakuza u hodh poshtë me arsyetimin se Prokuroria nuk u është përmbajtur afateve ligjore të hetimit dhe se aktakuza ishte ngritur pas afatit dyvjeçar.

Përveç hetimeve në aferën e njohur si skandali i armëve, autoritetet policore kanë pasur edhe probleme të tjera me tandemin Selimi-Pira.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm në raportin e publikuar më 2012 kishte konkluduar se tenderi për furnizim me autoblinda ishte i kurdisur.

Fitues i tenderit ishte kompania “N.T.P Friends”, që ishte në pronësi të Armend Selimit. Afro 700 mijë euro kishte përfituar kjo kompani nga ky tender në korrik të vitit 2011.

“Sodex Group”, që figuron në pronësi të familjes së biznesmenit Astrit Pira, kishte fituar dy tenderë nga Policia e Kosovës.

Njërin e kishte fituar në dhjetor të vitit 2015 për furnizim me maska që peshon mbi 60 mijë euro dhe tjetrin në janar të vitit 2016 për furnizim me pajisje policore në vlerë prej 620 mijë eurosh.

Kurse, në dhjetor 2021, Policia e Kosovës e kishte shpallur fituese të tenderit për furnizim me antiplumbë kompaninë “Sodex Group”.

Vlera e tenderit ishte e madhe, plot 2.7 milionë euro.

Edhe në vitin 2024, ‘Sondex’ u shpall fituese nga Policia e Kosovës në tendeirn “Furnizim me motoçikleta”, “Sodex Group” bashkë me kompaninë nga Shkupi, “Dynamix Doo Export-Import”.

JU REKOMANDOJMË

Zelensky: Flamuri ynë, simbol i guximit dhe sakrificës
Lajme

Zelensky: Flamuri ynë, simbol i guximit dhe sakrificës

23/08/2025 - 21:07
Zemaj: Nëse ka bazë, presidentja t’i drejtohet Kushtetueses
Lajme

Zemaj: LVV s’ka shumicë as për Kuvend as për Qeveri!

23/08/2025 - 20:57
Zonja e Parë e Turqisë i shkruan Melania Trump për situatën në Gaza
Lajme

Zonja e Parë e Turqisë i shkruan Melania Trump për situatën në Gaza

23/08/2025 - 20:44
Protesta “pro-Vuçiqit” në Mitrovicë të Veriut, edhe politikanë të Listës Serbe aty
Lajme

Protesta “pro-Vuçiqit” në Mitrovicë të Veriut, edhe politikanë të Listës Serbe aty

23/08/2025 - 20:38
Fluks i madh në Merdar, qytetarët ftohen të përdorin pika kufitare alternative
Lajme

Fluks i madh në Merdar, qytetarët ftohen të përdorin pika kufitare alternative

23/08/2025 - 20:14
Policia zbulon 500 bimë kanabis në Gjilan, konfiskohen armë dhe arrestohen tre persona
Kryesore

Policia zbulon 500 bimë kanabis në Gjilan, konfiskohen armë dhe arrestohen tre persona

23/08/2025 - 20:04

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    230 Shpërndaje
    Shpërndaje 92 Tweet 58
  • “Jo nuk ta kqyri, s’ta kqyri nanën kurvë” – Mjeku në Istog shpallet fajtor për mosdhënie të ndihmës mjekësore

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Eskalon Dejona Mihali, i sulmon të gjithë: Flet për takime të ambasadorëve me gjyqtarë, akuzon KGJK-në, PZAP-në dhe opozitën

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kurti në thirrjen për mërgimtarët fyen udhëheqësit e partive të tjera nëpër komuna

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Konflikt për pronë në Vushtrri, përfundon në pranga Gzim Ademi, kërcënoi me armë Naser Hysenin

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë