Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministria gjermane trajnon policinë ushtarake të FSK-së

16/05/2025 - 17:26
në Lajme
A A
Ministria gjermane trajnon policinë ushtarake të FSK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, i cili u realizua në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, në kuadër të Planit të Bashkëpunimit Dypalësh për vitin 2025 në fushën e mbrojtjes.

Ky ishte kursi i parë i këtij lloji i organizuar ndonjëherë nga Policia Ushtarake e FSK-së, dhe u zhvillua nën udhëheqjen e instruktorëve të certifikuar të kësaj njësie elitare, me asistencën profesionale të instruktorëve gjermanë dhe nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS).

Trajnimi përfshiu një gamë të gjerë teknikash të avancuara, përfshirë qitjen me armë të shkurtër dhe të gjatë, taktika të vetëmbrojtjes, lëvizje në formacione luftarake dhe manovrime të kontrolluara me automjete në situata të rrezikshme.

Synimi kryesor ishte përmirësimi i aftësive profesionale të pjesëtarëve të Policisë Ushtarake në fushën e Mbrojtjes së Afërt.

“Forca e Sigurisë së Kosovës vlerëson lart kontributin e instruktorëve gjermanë dhe mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë në këtë proces. Përfundimi me sukses i këtij kursi kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve operacionale të Policisë Ushtarake,” thuhet në njoftimin zyrtar të FSK-së.

JU REKOMANDOJMË

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë
Lajme

Deri më 2 qershor mocionet për rrëzimin e aktakuzës, Prokuroria 30 ditë për përgjigje: Çka po ndodh me gjykimin në Hagë?

16/05/2025 - 22:45
Storje suksesi: Diplomon në Universitetin e Oxforidit vushtrriasi Enis Gërxhalija
Lajme

Storje suksesi: Diplomon në Universitetin e Oxforidit vushtrriasi Enis Gërxhalija

16/05/2025 - 22:37
Haradinaj: Mafia energjetike me qendër në Serbi po lulëzon financiarisht nga xhepat e qytetarëve tanë
Lajme

Haradinaj: Albin Kurti, iu ka nënshtruar komunitetit jo-serb, por po “peshkon” edhe tek deputetët e PDK e LDK

16/05/2025 - 22:31
Rama e Macron brenda Piramidës, presidenti francez ia komenton krevatën kryeministrit shqiptar(VIDEO)
Lajme

Rama e Macron brenda Piramidës, presidenti francez ia komenton krevatën kryeministrit shqiptar(VIDEO)

16/05/2025 - 22:17
U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
Lajme

E mitura që u raportua si e zhdukur është gjetur – U largua me veturë nga fshati Busi, u lokalizua në Mitrovicë në shoqëri të një të rrituri

16/05/2025 - 22:03
Luftë tarifash, BE-ja kërcënon me kundërmasa të ashpra ndaj SHBA-së
Kryesore

Aksionet në veri, reagon BE: Kosova rrezikon përshkallëzimin – themeloni asociacionin

16/05/2025 - 21:52

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    A e dini se shoferëve në Kosovë iu lejohet përdorimi i telefonit gjatë vozitjes? (Dokument)

    242 Shpërndaje
    Shpërndaje 97 Tweet 61
  • AUV i Ministrisë së Faton Pecit mbajti të fshehur emrin “MC FOOD” që solli 21 tonë mish peshku me krimba – kompanisë që trafikoi edhe 400 kg kokainë (Dokument)

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Kompanive “DELFIN” dhe “Mediteran – N” iu zbuluan 66 tonë mish peshku të infektuar me krimba, AUV-i i Ministrisë së Pecit mbajti të fshehur skandalin (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “PREJ TEJE E MORA VESH”, Peci sërish “befasohet” në studion e Pressing kur pyetet për këshilltarin e tij

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gjendet në Prishtinë e mitura nga Gjilani – Qëndronte në Albi Mall, është në gjendje të mirë shëndetësore

    196 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë