Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, momenti kur gazetarët ia heqin mikrofonin

26/02/2026 - 17:58
në Lajme
A A
Ministrja e Arsimit në RMV nuk i lejon të flasin shqip, momenti kur gazetarët ia heqin mikrofonin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, për të disatën herë me radhë tenton të disiplinojë gazetarët dhe politikanët shqiptarë për të komunikuar në maqedonisht, ku ajo vetë është prezente.

Gjatë një ngjarjeje ku debatoi për ndryshimet e ligjit të arsimit të lartë, Janevska vazhdimisht kërkonte nga profesorët dhe drejtuesit e Universitetit të Tetovës që të flisnin maqedonisht, sepse ajo nuk arrinte t’i kuptonte, edhe pse e kishte të qartë paraprakisht se kishte shkuar në debat me një universitet ku flitej gjuha shqipe.

Gazetarët i replikuan duke i thënë se duhet të kishte marrë përkthyes me vete, por ajo insistoi se gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase dhe se të gjithë janë të detyruar ta flasin këtë gjuhë.

Gazetari: A mendoni se herën tjetër duhet të merrni përkthyes me vete për ta kuptuar gjuhën shqipe?

Ministrja e Arsimit: Maqedonia e Veriut ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet. Unë ndodhem në Tetovë ku flitet gjuha shqipe, unë nuk duhet të kem përkthyes, ju duhet ta dini gjuhën maqedonase. Unë pak kuptoj, por që mos të gaboj në përkthim, ju lutem që të më përktheni në mënyrën më të kultivuar.

Gazetari: Herën tjetër kur të vini në Tetovë duhet të merrni një përkthyes, ua detyron ligji.

Ministrja e Arsimit: Nuk më detyron ligji. A doni të flasim për ligjin dhe ta prishim ngjarjen e bukur për të cilën kam ardhur? Ju faleminderit!

Kjo nuk është hera e parë që ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, nxjerr probleme me shqipen ose me festat shqiptare, ku në një rast tjetër i kërkoi kryetarit të Tetovës, Bilall Kasamit, të fliste maqedonisht sepse nuk e kuptonte, por Kasami vazhdoi komunikimin me gazetarët në gjuhën shqipe.

Ndërkohë, partia opozitare shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, ka reaguar ashpër për këtë ngjarje, duke thënë se deklarimet e ministres dhe qëndrimet e saj se në vend ka një gjuhë zyrtare dhe një tjetër që e flasin komunitetet, janë relativizim dhe nënvlerësim i shqipes.

“BDI i rikujton se gjuha shqipe nuk është gjuhë komuniteti, por gjuhë zyrtare e garantuar në Kushtetutë dhe ligj. Ajo nuk është një çështje dëshire personale e një ministreje, por detyrim institucional”, përfundon reagimi i partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim.

JU REKOMANDOJMË

Berisha: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje, çështja e presidentit mbetet edhe pas tyre

Berisha: Nuk kam vija të kuqe për askënd, nuk më ka kontakuar Glauku
26/02/2026 - 18:42

Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston një momentum politik që do ta justifikonte shkuarjen në zgjedhje të reja. Sipas tij,...

Më shumëDetails

Aksioni para zyrave të PDK-së dhe LDK-së, Syla e propozon Molliqajn për President!

Aksioni para zyrave të PDK-së dhe LDK-së, Syla e propozon Molliqajn për President!
26/02/2026 - 18:26

Gazetari Valon Syla, ka ironizuar me një organizim të bërë nga PSD-ja të enjten para zyrave të PDK-së dhe LDK-së në Prishtinë. PSD organizoi një “ceremoni pranimi” krejt...

Më shumëDetails

Egzon Pacolli i LDK’së godet fort Dardan Molliqajn: Me pas prokuror, ti shkon dhe tregon për vdekjen e Astrit Deharit

Egzon Pacolli i LDK’së godet fort Dardan Molliqajn: Me pas prokuror, ti shkon dhe tregon për vdekjen e Astrit Deharit
26/02/2026 - 18:07

Ditën e sotme, Partia Socialdemokrate, ka zhvilluar një aksion tek zyrat e dy partive opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe tek, zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, ku...

Më shumëDetails

Orav-Konjufcës: Tani është momentumi për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE

Orav-Konjufcës: Tani është momentumi për të avancuar në rrugën drejt integrimit në BE
26/02/2026 - 17:17

Ambasadori i BE-së, Aivo Orav, është takuar sot me Glauk Konjufcën në postin e tij të ri si Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe...

Më shumëDetails

Molliqaj: Hamza dhe Abdixhiku janë dy anëtarët më të rinj të VV-së, Kosova ka nevojë për demokraci

Molliqaj: Hamza dhe Abdixhiku janë dy anëtarët më të rinj të VV-së, Kosova ka nevojë për demokraci
26/02/2026 - 17:10

Kryetar i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar aksionin e sotëm simbolik të zyrët PDK-së dhe LDK-së. Duke i kritikuar liderët e këtyre dy partive, ai ka “anëtarësuar” Hamzën...

Më shumëDetails

Konjufca pret në takim Hargreaves, konstatojnë se koordinimi në politikën e jashtme e siguri është i nevojshëm

Konjufca pret në takim Hargreaves, konstatojnë se koordinimi në politikën e jashtme e siguri është i nevojshëm
26/02/2026 - 16:47

Kryediplomati Glauk Konjufca ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves. Ministria në njoftim tha se ambasadori e uroi Konjufcën për mandatin e ri...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    Vdes biznesmeni i njohur dhe aksionar i “Prishtina Mall”-it

    218 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 55
  • Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi e Mujë Ademi – Ja skema e dyshuar e fajdes me vetura dhe kërcënimet me vrasje

    254 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • 1.5 milion euro me dokumente të rreme nga Serbia – Dosja zbulon se si pronari i “Prishtina Taxi” dyshohet se mashtroi pronarin e spitalit “Aloka”

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Skandali i radhës: Të dyshuarit për fajde Bashkim Osmani i ndalohet importi i mbi 21 mijë kg koncentrat për pije me afat të skaduar

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    782 Shpërndaje
    Shpërndaje 313 Tweet 196

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë