Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrja e “rezervave shtetërore” mbetët jashtë listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje

19/02/2025 - 09:40
në Kryesore, Lajme
A A
Pas PDK edhe AAK kërkon shkarkimin e Rozeta Hajdarit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Janë publikuar edhe listat e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë, dhe votat që ata kanë marrë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Megjithatë, përderisa Edona Llalloshi, Mefail Bajqinovci e Agim Bahtirut kanë siguruar numër të madh votash, dikush tjetër në VV ka pësuar dështim spektakolar.

Është ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, e cila nuk figuron as në 50 më të votuarit në listën e Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit.

Ndryshe, Rozeta Hajdari, ministrja në detyrë e Tregtisë do të mbahet mend për rezervat shtetërore, rast ky u bë fillimisht kryelajm në gusht të vitit 2023, kur flitej për keqpërdorimin e tyre.

Atëkohë u arrestuan disa persona, në mesin e të cilëve edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, të udhëhequr nga Hajdari.

Bastisjet dhe arrestimet u bënë pas publikimit të disa audio-incizimeve nga portali “Nacionale” në Kosovë, në të cilat pretendohej se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, nuk kishte arritur kurrë. Ngjashëm, as rezervat e grurit.

Hajdari tha në atë kohë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti i doli në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

“Unë kam besim të plotë në ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj”, tha ai dhe akuzoi, siç u shpreh, “elitën e vjetër dhe të korruptuar politike, gjykatësit e prokurorët e saj dhe mediat e keqpërdoruara për mbështetje të krimit”.

Në prill të vitit të kaluar, vetë Hajdari u ftua për intervistim nga Prokuroria Speciale, nën dyshimet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare në lidhje me rezervat shtetërore.

Në paraqitjen e saj para prokurorëve, ajo e mbrojti veten në heshtje.

Opozita kërkoi dorëheqjen e Hajdarit, por ajo mohoi se ka arsye për një gjë të tillë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në anën tjetër, kërkoi që të pritet epilogu i rastit.

Ndërsa, për rastin si dëshmitar është ftuar nga Prokuroria edhe kryeministri Albin Kurti.

JU REKOMANDOJMË

A po e rrezikon debati për pensionet qeverinë në Gjermani?
Lajme

Kancelari gjerman Merz paralajmëron: Udhëheqja iraniane është në ditët e saj të fundit

13/01/2026 - 22:23
Kina i bën thirrje Kanadasë që të largohet nga ndikimi i ShBA-së
Lajme

Kina i bën thirrje Kanadasë që të largohet nga ndikimi i ShBA-së

13/01/2026 - 22:17
Matoshi: Vetëvendosje do të humbasë deri në 12% të votave për shkak të përplasjeve me ShBA-në
Lajme

Halil Matoshi: Kosovës i duhet president konsensual për ndarjen e përgjegjësisë

13/01/2026 - 22:01
Valon Syla: Abdixhiku s’ka çka jep ma shumë, kjo dorëheqje që e tha sonte është më shumë lutje
Lajme

Valon Syla: Abdixhiku s’ka çka jep ma shumë, kjo dorëheqje që e tha sonte është më shumë lutje

13/01/2026 - 21:42
“Ky është momenti më i rëndë në krejt historinë e LDK-së”, Latifi: Kriza është aq e madhe sa që nuk tejkalohet duke ndjekur hapa procedural
Lajme

“Ky është momenti më i rëndë në krejt historinë e LDK-së”, Latifi: Kriza është aq e madhe sa që nuk tejkalohet duke ndjekur hapa procedural

13/01/2026 - 21:30
Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, cfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj
Kryesore

Abdixhiku: S’jam as i pagabueshëm as i përsosur, cfarëdo që vendos anëtarësia do ta respektoj

13/01/2026 - 21:23

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Momenti kur ndodh puthja e parë mes Dolces dhe Limit (VIDEO)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Momenti kur Blero me Tarën e djegin dasmën me një vallëzim(VIDEO)

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë