Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ministrja Hajdari deklarohet për gjendje të varfër ekonomike, përkundër pagës prej 1749 euro

13/11/2025 - 13:06
në Kryesore, Lajme
A A
Bisedat për sekrete shtetërore në WhatsApp: Çka thuhet në mesazhet mes Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve për rezervën?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar të jetë e gjendjes së varfër ekonomike.

Këtë deklarim, ministrja Hajdari e ka bërë në prezantimin e të dhënave të saj para Prokurorisë Speciale lidhur me dëshminë në rastin e ngritjes së aktakuzës për “Rezervat shtetërore”.

“..ekonomiste, e gjendjes së varfër ekonomike..”, përshkruhet në aktakuzë.

Mirëpo, për pesë vjet, që nga data e emërimit më 22 mars 2021 deri në deklarimin e fundit të pasurisë të dorëzuar më 24 mars 2025 për vitin 2024, ministrja Hajdari ka deklaruar se ka marrë nga buxheti i shtetit rreth 72,747.00 euro.

Të hyrat nga buxheti i shtetit i ka deklaruar nga paga mujore si dhe mëditjet për udhëtimet jashtë vendit.

Në anën tjetër, në deklarimin e fundit të pasurisë, ministrja Hajdari ka deklaruar se pranon pagë mujore si ministre në vlerë prej 1749,57 euro.

Nëse kjo pagë llogaritet për periudhën janar-tetor 2025, i bie të ketë pranuar pagë 17,490.00 euro.

Të ngjajshme
Dosja e “Rezervave shtetërore”: Sa para u shpenzuan nga…
11 Nën, 2025, 20:58
Specialja e propozon si dëshmitar në shqyrtim gjyqësor…
11 Nën, 2025, 20:53
Hajdari e Lipovica refuzuan të përgjigjen në PSRK me…
11 Nën, 2025, 20:49
Ndërsa, ka deklaruar kursime mbi 8 mijë euro, një pjesë e tyre të përbashkëta.

“5,600.00 Euro Pension mujor për kategoritë e cënueshme Depozita/kursime Përbashkët. 4,652.37 Euro Paga mujore Depozita/kursime Deklaruesit”, thuhet në deklarimin e pasurisë.

Ajo ka të deklaruar dhe një banese prej 60 metra katror, në pronësi të përbashkët.

“Blerja e banesës nga kursimet familjare dhe pagat e motrës Tereza viti 2012, në vlerë 56,100.00 €, pronësia e përbashkët”, thuhet në deklarim të pasurisë.

Ndaj ministres Hajdari, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë më 11 nëntor 2025 lidhur me rastin “Rezervat shtetërore”.

Hajdari akuzohet për kryerjen e dy veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

Bashkë me të po akuzohen ish-zëvendëssekretari i MINT, Irfan Lipovica, si dhe drejtori i Departamentit të Rezervave Shtetërore në MINT, Hafiz Gara, për kryerjen e veprave penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe për “Zbulim të fshehtësisë zyrtare”. Ndërsa, afaristin Ridvan Muharremi i njohur si “Ridi”, PSRK-ja po e akuzon për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar”. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

JU REKOMANDOJMË

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar
Lajme

Kamberi: Diskriminimi ndaj shqiptarëve është sistematik dhe i organizuar

13/11/2025 - 14:03
Murati: Kushtetuta jo rastësisht e parasheh edhe mundësinë e mandatarit të dytë për formim të qeverisë, në rast se dështon i pari
Ekonomi

Hekuran Murati fajëson opozitën se po bllokon buxhetin e 2026-s dhe të RTK-së

13/11/2025 - 13:53
Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë
Kryesore

Ish-këshilltari i Wesley Clark përfundon dëshminë në Hagë

13/11/2025 - 13:45
​Danezi Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë
Kryesore

​Danezi Peter Due, shef i ri i UNMIK-ut në Kosovë

13/11/2025 - 13:24
Dyshime për konflikt interesi: Prorektorja e UP-së ia ekzekutoi vetvetes rreth 700 euro mëditje
Lajme

Dyshime për konflikt interesi: Prorektorja e UP-së ia ekzekutoi vetvetes rreth 700 euro mëditje

13/11/2025 - 13:21
Sadri Ramabaja e përmendi si kryetarin e ardhshëm potencial të PDK-së, reagon Bardhyl Mahmuti
Lajme

Sadri Ramabaja e përmendi si kryetarin e ardhshëm potencial të PDK-së, reagon Bardhyl Mahmuti

13/11/2025 - 13:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    Elshani nga KQZ demanton keq zyrtarët e VV-së në Mitrovicë

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • A po kërkon Arben Gashi dorëheqjen e Abdixhikut, çka po paralajmëron ai?

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Fletëvotimet e dyshimta në Mitrovicë, Radoniqi: E vetmja mënyrë është hapja e kutive

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Xhelal Sveçla e humb betejën e parë me aktivistin e LDK-së që e fotografoi ditën e zgjedhjeve

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dorëheqja e Krasniqit, Morina: Vetëm rikthimi i Fatmir Limaj si kryetar i jep mundësi rritjes së PDK-së

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë