Studentët e Universitetit të Prishtinës që ushqehen në mensë kanë ngritur shqetësime për higjienën në këtë objekt, shkruan Insajderi.
Ata kanë treguar se kanë parë minj brenda mensës, gjë që ka shkaktuar pakënaqësi dhe shqetësim te shumë prej tyre.
Një video e dërguar nga studentët e vërteton këtë situatë, ku shihet qartë një mi afër pjesës ku merret ushqimi.
Gazeta Insajderi ka provuar të marrë përgjigje edhe nga Drejtoria e Kuzhinës , por që të njëjtit nuk janë përgjigjur ende.












