Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miratimi i buxhetit dhe vendimet tjera të qeverisë në detyrë sot, LDK: Akt i paprecedent politik, përpjekje e dëshpëruar për blerje votash

31/10/2025 - 12:47
në Lajme
A A
Miratimi i buxhetit dhe vendimet tjera të qeverisë në detyrë sot, LDK: Akt i paprecedent politik, përpjekje e dëshpëruar për blerje votash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja Demokratike e Kosovës në një komunikatë për media, e ka konsideruar miratimin e sotëm të buxhetit për vitin 2026 nga ana e Qeverisë në detyrë si një akt të paprecedent politik. LDK-ja thotë se kjo po bëhet në përpjekje të dëshpëruar nga ana e partisë në pushtet për blerje votash dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Sipas LDK-së, buxheti i e duhet të hartohet dhe miratohet nga një qeveri e re,  dhe asnjë qeveri në detyrë nuk mund të marrë vendime kaq madhore e afatgjata që prekin rëndë stabilitetin financiar dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e konsideron vendimin e sotëm për miratimin e buxhetit për vitin 2026 nga një qeveri pa mandat dhe pa legjitimitet si një akt të paprecedent politik dhe institucional, një përpjekje të dëshpëruar për blerje votash dhe manipulim të procesit zgjedhor vetëm një javë para balotazhit të zgjedhjeve komunale dhe pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në objektin e Qeverisë, një grup deputetësh që sillen edhe si ekzekutiv, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me aktgjykimet e fundit të Gjykatës Supreme, kanë miratuar një dokument pa vlerë juridike. Kjo sjellje arbitrare, jashtë çdo norme demokratike, përbën uzurpim të kompetencave shtetërore dhe keqpërdorim flagrant të buxhetit publik për interesa të ngushta partiake.
Buxheti i ri është dokumenti më i rëndësishëm financiar i shtetit dhe duhet të hartohet dhe miratohet nga një qeveri e re, legjitime dhe e dalë nga vullneti i qytetarëve, jo nga një qeveri në largim që ka humbur mbështetjen popullore, moralin politik dhe autoritetin institucional. Asnjë qeveri në detyrë nuk mund të marrë vendime kaq madhore e afatgjata që prekin rëndë stabilitetin financiar dhe të ardhmen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së të lëshuar në lidhje me këtë çështje.

Tutje, LDK thotë se këto veprime të Qeverisë në ikje përbëjnë abuzim me pushtetin, shkelje të etikës institucionale dhe instrumentalizim të institucioneve të shtetit për qëllime elektorale, duke cenuar rëndë besimin e qytetarëve në procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve.

“Çdo tentim për të përdorur buxhetin e shtetit si instrument elektoral është i papranueshëm. Asnjë euro e buxhetit nuk mund të shndërrohet në mjet për blerje votash, asnjë plan financiar nuk mund të shërbejë si mburojë për dështimet qeveritare dhe asnjë vendim i marrë në këtë fazë nuk mund të ketë legjitimitet demokratik.
Këto veprime të Qeverisë në ikje përbëjnë abuzim me pushtetin, shkelje të etikës institucionale dhe instrumentalizim të institucioneve të shtetit për qëllime elektorale, duke cenuar rëndë besimin e qytetarëve në procesin demokratik dhe integritetin e zgjedhjeve.
LDK rikujton se mirëqenia sociale dhe rritja e mbështetjes për qytetarët duhet të jenë rezultat i politikave të qëndrueshme, planifikimit afatgjatë dhe qeverisjes së përgjegjshme e jo spektakël populist i orëve të fundit për të mbuluar dështimet.

I bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtyre tentativave mashtruese. Kosova meriton institucione të ndershme, qeverisje me përgjegjësi dhe transparencë, jo improvizime të dëshpëruara dhe keqpërdorim të parasë publike.
LDK mbetet e vendosur për të mbrojtur rendin kushtetues, integritetin e institucioneve dhe interesin publik. Ne do të punojmë pa kompromis për rikthimin e besimit qytetar, normalitetit institucional dhe një qeverisjeje dinjitoze e të përgjegjshme në shërbim të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK-ja. /Reporteri.net/

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Nuk e shoh Vetëvendosjen me mbi dyzetë deputetë
Lajme

Tahiri: Nëse do të isha deputet do ta kisha votuar Albulena Haxhiun, qysh në maj do të dihej nëse Kurti i kishte votat për Qeveri

31/10/2025 - 18:51
“Dëshirë për pushtet”, Albin Kurti i dikurshëm kritikonte vendimet për paga në kohë zgjedhjesh
Kryesore

“Dëshirë për pushtet”, Albin Kurti i dikurshëm kritikonte vendimet për paga në kohë zgjedhjesh

31/10/2025 - 18:48
Gjergj Dedaj: “Turpi ka emër dhe mbiemër – LVV e Albin Kurtit”
Lajme

Dedaj-Kurtit: Nuk ta ka lënë baba amanet Kosoven, si pronë familjare, me bë çfarë të duash me të!

31/10/2025 - 18:18
Tahiri: Shkurt e shqip, ShBA-ja është e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Kosovës
Lajme

Tahiri: Shihet nga aeroplani që vendimet e Kurtit sot janë tentimblerje të votës së nevojlive

31/10/2025 - 18:01
Kryeministri s’i përgjigjet kryesuesit të Këshillit Prokurorial
Kryesore

IKD: Qeveria Kurti sot mori vendime të kundërligjshme dhe elektorale

31/10/2025 - 17:45
Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së
HULUMTIME

Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

31/10/2025 - 16:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti vendos rritje të pensioneve, pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë e lehona

    Kurti vendos rritje të pensioneve, pagën e 13-të dhe rritje të shtesave për fëmijë e lehona

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Pas dy orësh përfundon takimi i krerëve të partive me Presidenten

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Osmani qeshet teksa thotë se s’mund të mandatohet për kryeministër dikush që shkel interesat e Kosovës

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Gani Geci nuk flet me Sami Lushtakun, ja pse i’a fshiu numrin nga telefoni (Video)

    279 Shpërndaje
    Shpërndaje 112 Tweet 70
  • Ekskluzive: Pllaka përkujtimore në Prelluzhë ishte vendosur në vitin 2003, foto e ceremonisë demanton fushatën denigruese të VV-së

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë