Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miratimi i buxhetit, Tahiri: Superskandaloze, deputetëve iu dhanë 41 orë kohë me trajtu një dokument 738 faqësh – këto janë tri problemet

23/11/2024 - 11:03
në Kryesore, Lajme
A A
Miratimi i buxhetit, Tahiri: Superskandaloze, deputetëve iu dhanë 41 orë kohë me trajtu një dokument 738 faqësh – këto janë tri problemet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “superskandaloze” seancën parlamentare të së enjtes, ku u miratua në lexim të dytë Ligji mbi Ndarjet Buxhetore për vitin 2025, në vlerë prej 3 miliardë e 608 milionë euro.

Tahiri ka thënë se për ta trajtuar këtë dokument 738 faqe e që është një nga aktet më të rëndësisme legjislative, deputetët dhe organizatat buxhetore kanë pasur vetëm 41 orë kohë për trajtim, raporton Express.

“Pra, refuzimi dhe ngulfatja e debatit për miratimin e tij përmes një procedure antidemokratike të kufizuar në më pak se 2 ditë, nxjerr në pah të paktën tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit dhe LVV-së”, ka shkruar Tahiri.

Problemi kryesor sipas tij lidhet me rritjen e pagave, saktëssht rritjen e koeficientit për njësi.

Ndryshimi i koeficientit, Tahiri ka thënë se mund të bëhet vetëm me plotësim-ndryshim të Ligjit për Pagat në sektorin publik, e jo përmes Ligjit për Buxhetin.
“Problemi i parë lidhet me injorancën dhe jokompetencën. Më konkretisht, Ligji për Buxhetin, si një ligj i përgjithshëm, dhe Ligji i Pagave, si një ligj i veçantë dhe organik, kanë raporte specifike mes tyre.

Ndryshimet në një ligj të veçantë nuk mund të bëhen përmes një akti tjetër ligjor. Thënë ndryshe, ndryshimi i strukturës së koeficientëve nuk mund të bëhet me asnjë akt tjetër përveçse përmes një procesi të posaçëm të plotësim-ndryshimit që kërkon procedurë të veçantë”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka kritikuar edhe mungesën e transparancës dhe debatit për klëtë ligj.
“ Problemi i dytë lidhet me mungesën e transparencës dhe debatit. Si mund të trajtohet një ligj i tillë pa i dhënë publikut dhe taksapaguesve mundësinë për të kuptuar se si planifikohen të shpenzohen kontributet e tyre? A do të përdoren ato për paga, shërbime, projekte, zhvillim njerëzor, modernizim apo ndonjë fushë tjetër? Kjo qeveri, ky kryeministër dhe këta ministra trajtojnë paranë publike me të njëjtën qasje dhe logjikë sikur një kompani që vendos për financat e saj në një takim të bordit të aksionarëve. Madje, sot, kompanitë e etabluara nuk marrin vendime pa përfillur shqetësimet dhe kërkesat e palëve me interes”, ka shkruar tutje Tahiri.

Dhe në fund ka thënë se kjo qeveri ka dështuar të gjenerojë rritje ekonomike dhe zhvillim.

“Për më tepër, përballë skandaleve me korrupsion dhe keqpërdorime, qeveria kërkon që aty ku flitet për financa publike, të shuajë çdo zë kritik dhe të ndryshëm. Kjo është tirania e një modeli të delegjitimuar, i cili nuk ka asgjë tjetër për të ofruar përveç mjerimit social, ekonomik dhe politik”, ka shkruar Tahiri.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh
Kryesore

Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

04/07/2025 - 23:13
Të dyshuarit për Banjskën të pranishëm si pjesë e strukturave të sigurisë
Lajme

Të dyshuarit për Banjskën të pranishëm si pjesë e strukturave të sigurisë

04/07/2025 - 23:03
Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit
Lajme

Aktakuza ndaj Damkës nën dyshimet se dëmtoi buxhetin në vlerë prej 1 milionë euro, PDK kërkon që të hetohet përfshirja e Gërvallës dhe Liza Gashit

04/07/2025 - 22:50
Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump
Lajme

Dërgesat e armëve në Ukrainë, kancelari gjerman bisedë telefonike me Donald Trump

04/07/2025 - 22:48
‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti
Lajme

‘’Më vjen turp me qitë kartelën e invalidit për 1 euro’’ – Elmi Sopi: Jemi të përbuzur, sot po luftojmë për së dyti

04/07/2025 - 22:39
Ferizaj: Drejtoi veturën në ndikim të alkoolit, i merret patenta dhe gjobitet me 200 euro
Lajme

LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

04/07/2025 - 22:36

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • LAJMI I FUNDIT: Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj këtij ministri të qeverisë Kurti – dyshohet për keqpërdorim të mbi 1 milion eurove

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Arrestohet kandidati për kryetar të Drenasit, dyshohet për detyrim dhe prezantim të rremë si zyrtar, i gjendet arsenal armësh

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • LAJMI I FUNDIT: Policia e Kosovës arreston 15 të rinj në Mitrovicë, planifikonin përleshje fizike në grupe

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Flet avokati i Thaçit, pasi Kurti aludoi se ish-presidenti jep instruksione politike nga Haga

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandali me mbi 100 milionë franga në Zvicër | Përmendet “Numarics”, kompania e Kristian Kabashit në Kosovë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë