Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Miratimi i Projektbuxhetit, Hoti numëron shkeljet ligjore të pushtetit: Edhe kryeparlamentari është bërë pjesë e shkeljeve

01/11/2025 - 13:57
në Kryesore, Lajme
A A
Avdullah Hoti: Qeveria Kurti, e mirë vetëm në shpërndarjen e propagandës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Avdulah Hoti, ka numëruar shkeljet ligjore që janë bërë me miratimin dhe procedimin në Kuvend të Projektbuxhetit për vitin 2026.

Ai ka bërë me dije se me dërgimin e këtij projektligji të deputet edhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, është bërë pjesë e shkeljes ligjore.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se qeveria në detyre mund ta përgatit projektbuxhetin, por nuk mund ta dërgoi në Kuvend.

“Dje, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë pranuar në adresat zyrtare Projektligjin për buxhetin e vitit 2026, i cili është miratuar nga Qeveria në detyrë dhe kundërligjshëm është dorëzuar në Kuvend. Kryetari i Kuvendit është bërë pjesë e shkeljeve ligjore duke e shpërndarë atë tek deputetët. Ky veprim përbën tejkalim të autorizimeve ligjore që ka Qeveria në detyrë. Në të kaluarën, ka pasur raste kur Qeveria në detyrë e ka përgatitur projektbuxhetin, por dorëzimi në Kuvend është bërë vetëm nga Qeveria e zgjedhur nga Kuvendi”, ka shkruar ai, duke treguar shkeljen tjetër.

“Shkelja tjetër ligjore është se Projektligji i prezantuar në mbledhje të Qeverisë është bërë nga një deputet dhe u dorëzua në Kuvend nga një deputet tjetër, të cilët sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme janë duke i mbajtur kundërligjshëm pozitat e ministrit dhe kryeministrit. Nuk e kuptoj se çfarë duhet të ndodhë tjetër që të shohim veprime institucionale, të bazuara në ligje, të organeve të sundimit të ligjit për të parandaluar këto shkelje ligjore dhe abuzime me resurset publike”, ka shkruar Hoti.

Më tej, ai e ka kritikuar edhe presidenten Vjosa Osmani.

“Sigurisht se nuk pres reagimin e të parës së shtetit për të ndaluar funksionimin qartësisht jo kushtetues të Qeverisë në detyrë. Ajo ka qenë në vazhdimësi në linjë me shkelësit e kushtetutës dhe ligjeve. As ajo dhe as Kurti nuk e kanë hallin e qytetarëve. Halli i tyre është si të ruajnë pushtetin, të cilin fatkeqësisht po e mbajnë duke prodhuar kriza në shkelje të ligjit e kushtetutës. Këta janë politikanë që mbijetojnë në politikë vetëm përmes krizave. Nuk dinë dhe nuk mund të mbijetojnë politikisht në situata të normalitetit politik, pasi situatat normale politike nuk i pranojnë mashtruesit”, ka shkruar Hoti.

JU REKOMANDOJMË

Maliqi: Që kur Kurti dhe Osmani kanë ardh në pushtet, marëdhëniet me Amerikën nuk janë të mira, skandal!
Kryesore

Kurti për çështjen e presidentit: Fillimisht bisedoj me Vjosa Osmanin, pastaj me opozitën

29/12/2025 - 08:27
Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re
Kryesore

Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

29/12/2025 - 08:14
KQZ-ja sot certifikon rezultatet përfundimtare të balotazhit
Kryesore

Përditësimi i fundit nga KQZ, VV nën 50%, kaq morën partitë tjera

29/12/2025 - 08:01
Kica-Xhelili krikon ashpër Qeverinë: Policët pa shtesa u rrezikuan nga bandat kriminale në veri
Lajme

“E di që ka dhimbje sot”, Doarsa Kica Xhelili reagon për rezultatin “fatal” të LDK-së

28/12/2025 - 23:50
PDK-ja e sfidon LVV-në, të gatshëm për zgjedhje të parakohshme
Kryesore

Vjen reagimi i parë i PDK-së

28/12/2025 - 23:46
Kuvendi në seancën e radhës pritet ta hedhë në votim ligjin për shëndetin riprodhues
Kryesore

Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

28/12/2025 - 23:12

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kuvendi në seancën e radhës pritet ta hedhë në votim ligjin për shëndetin riprodhues

    Rezultatet preliminare: VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend, LDK i humbë 5 vende, PDK një deputet më pak

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Vjen reagimi i parë i PDK-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Zgjedhjet Parlamentare – Kush sa deputetë merr? Ja si pritet të duket Kuvendi në legjislaturën e re

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • “E di që ka dhimbje sot”, Doarsa Kica Xhelili reagon për rezultatin “fatal” të LDK-së

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Lajm i keq për VV-në, s’kanë lanë gja pa ba” – Buzhala për rezultatin e Exit Pollit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë