Ish-komandanti i UÇK-së, Haxhi Shala, është liruar nga Gjykata Speciale ku po mbahej në paraburgim.
Lajmin e ka bërë me dije, djali i Shalës, Flakroni.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka publikuar një fotografi me babanë e tij.
“Mirë se erdhe në atdhe, babë!”, ka shkruar Shala.