Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mirëmengjesi. Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, kur Bush jepte lajmin për shtetin e ri

17/02/2025 - 11:25
në Kryesore, Lajme
A A
“Mirëmengjesi. Kosova e shpalli pavarësinë, ne e njohëm”, kur Bush jepte lajmin për shtetin e ri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shtatëmbëdhjetë vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e njohën pavarësinë e Kosovës, të cilën e mbështetën deri në shpallje e edhe pas saj.

Njohja më e rëndësishme Kosovës i erdhi nga SHBA-ja dhe për këtë presidenti i atëhershëm amerikan, George W. Bush njoftonte nga Tanzania, ku kishte shkuar për një takim me presidentin e atij vendi, Jakaya Kikwete.

“Mirëmëngjesi. Të dielën, populli i Kosovës shpalli pavarësinë e tij. Ata i kanë kërkuar Shteteve të Bashkuara njohjen diplomatike. Dhe dje, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si një shtet sovran dhe të pavarur”, deklaronte Bush.

Para gazetarëve, ai tha se Kosova e saposhpallur e pavarur do të përkushtohej ndaj standardeve më të larta të lirisë dhe do të njihet plotësisht nga SHBA-ja.

“Në deklaratën e saj të pavarësisë, Kosova u angazhua për standardet më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë, tolerancën dhe drejtësinë për qytetarët e të gjitha grupeve etnike. Këto janë parime që nderojnë dinjitetin njerëzor. Janë vlera që Amerika i kërkon te një mik. Dhe së shpejti, ne do të vendosim marrëdhënie të plota diplomatike me shtetin e ri të Kosovës”, shprehej presidenti amerikan.

I pyetur nëse kjo ishte “provokim” ndaj presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, Bush përgjigjej se historia do ta dëshmojë se kjo është lëvizja e saktë për të sjellë paqe në Ballkan.

“Në fakt, ne kemi punuar shumë ngushtë me rusët, ashtu siç kemi bërë me europianët dhe me kombe të tjera për pavarësinë e Kosovës, sepse ne besojmë se është gjëja e duhur për t’u bërë. Ka një mosmarrëveshje, por ne besojmë, ashtu si shumë vende të tjera, se historia do ta provojë këtë si një lëvizje të saktë për të sjellë paqe në Ballkan. Kjo strategji ka qenë e përgatitur prej një kohe të gjatë”, shprehej Bush.

JU REKOMANDOJMË

Trump: Po mos t’i fitoja zgjedhjet, Amerika do të bëhej si Irani
Lajme

Trump: Po mos t’i fitoja zgjedhjet, Amerika do të bëhej si Irani

14/01/2026 - 11:35
Dedaj: Vota për Osmanin është votë për Kurtin dhe kundër Kosovës Euroatlantike!
Lajme

Dedaj: Vota për Osmanin është votë për Kurtin dhe kundër Kosovës Euroatlantike!

14/01/2026 - 11:27
PDK s`e përkrahu në skandalin e këmbimit të pronave”, Mushkolaj kritikon Ramën për shkarkimin e Musliut
Lajme

Mushkolaj: ‘Shteti në kolaps, pa rrymë, pa ujë, pa nxemje’

14/01/2026 - 11:24
Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)
Kryesore

Skandal: Zyrtarët e Urbanizmit lëshuan leje të kundërligjshme me procedurë ‘urgjente’, konflikt interesi dhe në kohë fushate, përfitim ekstra mbi 1 milion euro për London LTD (Dokumente)

14/01/2026 - 11:19
Arbëria e mbuluar nga mbeturinat, gjendje alarmante
Lajme

Arbëria e mbuluar nga mbeturinat, gjendje alarmante

14/01/2026 - 11:10
Zhvillimet në Gaza, Trumpi: Ka ‘konsensus’ për hapat e ardhshëm!
Kryesore

Trump paralajmëron Iranin: Protestuesit nuk janë…

14/01/2026 - 10:58

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    Nuk e dinit! Kaq vjet diferencë në moshë ka Blero me Eronitën

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Si dhe pse i plagosi Ismet Zukaj tre persona mbrëmë në qendër të Deçanit?

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Paralajmërohen reduktime të rrymës sot

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • Skandali i licencës së uzurpuar: Inspektoriati mbylli Njësinë e Sterilizimit dhe gjobiti United Hospital të Fatos Kojqiqit (Video)

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Befason deputeti i LDK-së: LDK beson që duhet bërë koalicion e të formohen institucionet

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë