Gazetari Ilir Mirena ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me themelimin e një kompanie nga shefi i kabinetit të Albin Kurtit, e cila është në pritje të licencimit për të shitur energji elektrike për biznese në Kosovë.
Sipas Mirenës, ky është një tjetër episod që dëshmon për thellimin e korrupsionit dhe krimit në kuadër të kësaj qeverie.
Ai shprehet se për pesë vite me radhë nuk ka kaluar asnjë javë pa u publikuar ndonjë aferë, keqpërdorim apo rast i korrupsionit nga kjo qeveri.
”I papare eshte niveli i krimit dhe korrupcionit ne Qeverine Kurti.
Per 5 vite rresht nuk ka pasur nje jave te vetme te mos jete publikuar ndonje afere, keqperdorim, krim e korrupcion i kesaj qeverie.
Sot, e fundit, doli kjo e kompanise se themeluar nga shefi i kabinetit te Albin Kurtit, qe po pret te licencohet per t’iu shitur rryme bizneseve kosovare.
K’ta kane kaluar ne nje dimension tjeter. Veprimet e uleta, krimet, korrupcionin, nepotizmin, po i bëjnë jo vetem me terrpi, po edhe me krenari. Parja dhe pushteti ua ka mpi turpin. Nuk fshehin e as skuqen per asgjë, sepse ndergjegjja dhe ndjenja e turpit nuk i ndalon me per asgje.
Degradim i superegos, do ta quante shoku Freud…’’, thuhet në postimin e Mirenës.