Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Misetic: Provat e Speciales kundër Hashim Thaçit janë të dobëta, jam optimist dhe duhet të kemi aktgjykimin sa më shpejt

02/04/2025 - 15:13
në Kryesore, Lajme
A A
Misetic: Provat e Speciales kundër Hashim Thaçit janë të dobëta, jam optimist dhe duhet të kemi aktgjykimin sa më shpejt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, kroati Luka Misetic, në një intervistë të përbashkët për mediat e Kosovës, ka folur për procesin e gjykimit që po vazhdon tash e gati pesë vite në Hagë. Misetic ka thënë se është i zhgënjyer që ish-krerët e UÇK-së po mbahen kaq gjatë në paraburgim, meqë janë katër vite e gjysmë jetë të cilat s’mund t’i kthesh kurrë mbrapa.

“Së pari më lejoni të them se klientët tanë janë mbajtur në paraburgim për një kohë jashtëzakonisht të gjatë, 4 vjet e gjysmë në paraburgim, 4 vjet e gjysmë të cilat nuk mund t’i kthejnë kurrë mbrapa. Jam i zhgënjyer që u deshën 2 vjet e gjysmë që çështja e Prokurorisë të përfundonte, besoj se kjo çështje mund të përfundonte shumë më shpejt por jemi ku jemi tani”, ka thënë Misetic.

Megjithatë avokati kroat ka thënë se provat e Prokurorisë ndaj Hashim Thaçit janë shumë të dobëta dhe Misetic shprehet optimist për epilogun që do të ketë procesi kundër Hashim Thaçit.

“Në përgjithësi mendoj se ky rast dhe provat kundër Z. Thaçi kanë qenë shumë të dobëta. Nuk mund të flas për provat tani por mendoj se në fund të gjykimit do të shihni se pretendimet që nisën me raportin e Martyt nuk kanë thuajse asnjë lidhje me provat e paraqitura kundër Z. Thaçit në këtë gjykim për mbi 2 vjet. Në këtë kuptim jam shumë optimist për rezultatin që del nga ky rast, për Z. Thaçi, mendoj se provat kanë qenë shumë të dobëta dhe patjetër se do t’i argumentojmë këto para Trupit Gjykues në kohën e duhur”, ka thënë Misetic.

Ai ka thënë se e vetmja gjë që ka mbetur tani është që të shkohet drejt procedurave të tjera të mbetura dhe të merret aktgjykimi sa më shpejt të jetë e mundur.

“Siç dihet nuk mund të jap komente rreth asaj që është thënë në seanca private, nuk mund ta komentoj por mund të ju them se nëse flas në përgjithësi, për mendimin tonë provat kundër Z. Thaçi janë jashtëzakonisht të dobëta deri në atë pikë që nganjëherë gjatë procesit e kam pyetur veten “pse është akuzuar Z. Thaçi?”. Do t’i dorëzojmë parashtresat tona Trupit Gjykues në kohën e duhur por nuk ka shumë gjëra që mund të them për prova specifike të rastit, por jemi të bindur për rezultatin për Z. Thaçi dhe e vetmja gjë që ka mbetur tani është të kalojmë nëpër fazat tjera të procesit sa më shpejt dhe ta kemi aktgjykimin sa më parë të jetë e mundur”, ka shtuar tutje ai.

Lidhur me dëshmitarët, Misetic ka thënë se mbrojtja ka dëshmitar për të cilët mendon se janë tejet efektiv, megjithatë ka thënë se s’mund të flasë në detaje.

“Epo ka dëshmitarë të tillë, disa prej tyre kanë dëshmuar në seanca publike për të cilët mendoj se gjatë kundër pyetjeve kanë qenë dëshmitarë shumë efektiv për Mbrojtjen, për Z. Thaçi. Sërish nuk do ta komentoj specifikisht ndonjë dëshmitar tani, edhe po të ishte në seancë publike, sepse do t’i dëgjoni të gjitha këto argumente në kohën e duhur, por mendoj se çështja e cila është paraqitur nga ana e Z. Thaçi në fjalën hyrëse rreth rolit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës është vërtetuar përgjatë çështjes së Prokurorisë dhe tani neve na ka mbetur vetëm t’i argumentojmë këto para Trupit Gjykues. Kemi besimin se Trupi Gjykues e ka të njëjtën përshtypje për këtë rast sikur që e kemi ne dhe do ta presim aktgjykimin. Nëse ka drejtësi këtu, besoj se do të ketë rezultat shumë të mirë për Z. Thaçi në fund të krejt kësaj”, ka shtuar avokati kroat.

Ai ka thënë se Prokuroria ka dështuar që të paraqes fakte të mjaftueshëm në disa pjesë të caktuara të aktakuzës.

“Ne do t’i shtrojmë argumentet tona mbi atë se Prokuroria nuk ka arritur të dëshmojë apo të sjellë prova të mjaftueshme për disa pjesë të caktuara të dosjes së tyre, tani nuk mund të jap detaje sepse nuk është as vendi e as koha e duhur, do ta bëjmë këtë brenda gjykatores, por po, ne besojmë që Prokuroria ka dështuar të paraqes fakte të mjaftueshme për pjesë të caktuara të aktakuzës”, ka deklaruar avokati kroat, Luka Misetic.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohen dy persona të dyshuar për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë

Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)
08/04/2026 - 20:51

Janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për zjarrvënie në një lokal në Prishtinë. Në njoftimin e policisë thuhet se njëri prej të arrestuarve është 31 vjeçar, ndërkaq...

Më shumëDetails

Kush u rekomandua për votim në Kuvendin e Kosovës për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese?

Kush u rekomandua për votim në Kuvendin e Kosovës për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese?
08/04/2026 - 20:40

Në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka përfunduar procesi i intervistimit të 22 kandidatëve për dy pozita të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese, me këtë rast u...

Më shumëDetails

Blerta Deliu: Kurti e ka dëmtuar Kosovën para se të dëmtojë PDK-në dhe LDK-në

Deliu: Jo vetëm Basha, por edhe shumë eksponentë të VV-së kanë baltosur UÇK-në
08/04/2026 - 20:25

Deputetja e Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai i ka shkaktuar dëm vendit. Zvarritjet e vazhdueshme në disa procese...

Më shumëDetails

“Vjosa Osmani për vëmendje dikur e shante Hashim Thaçin, ka tradhëtuar edhe Sejdiun dhe Mustafën atëherë“

Bugaqku: Nuk ka afat ligjor se kur duhet presidentja të kërkojë propozimin e mandatarit
08/04/2026 - 20:07

Opinionistja Aferdita Maliqi ka komentuar intervistën e presidentes Vjosa Osmani, të dhënë mbrëmë në emisionin Pressing. Gjatë paraqitjes së saj në Kosova Live në Televizioni T7, Maliqi ka...

Më shumëDetails

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

A do të jetë Haxhiu kandidatja e propozuar nga VV edhe në tri seancat e ardhshme? – Tregon deputeti Rexha
08/04/2026 - 19:34

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur, duke shtuar se shpreson që presidenti i ri të zgjedhet...

Më shumëDetails

Kur pritet ulja e çmimit të naftës në Kosovë?

Edhe sot në Kosovë nafta 1.45 euro centë, nga java e ardhshme 1.80
08/04/2026 - 19:24

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, ka deklaruar se rënia e fundit e çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare ende nuk është reflektuar në Kosovë dhe se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

    Duda Balje i bashkohet grupit parlamentar të kësaj partie shqiptare opozitare!

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Çmimi i naftës, ja çka thotë ministrja Kusari-Lila?

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ndërron jetë lideri i ri suprem i Iranit, konfirmohet nga ushtria amerikane

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Kurti merr vendim: Ky është zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punës, Familjes dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Specialja merr vendim për seancat në rastin e Thaçit

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë